4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Afrim Hoti për rastin e Buzhalës: Kosova nuk duhet ta injoroj kërkesën e Turqisë

Më të lexuarat

I ftuar në Ballë për Ballë të Orës së Fundit ishte Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare i cili komentoi kërkesën e Ambasadës së Turqisë për të marrë masa ligjore ndaj gazetarit Berat Buzhala, për shkak të një statusi të tij në Facebook, ku ai bënte thirrje për tiu bashkangjitur puçistëve, duke ftuar të gjithë ata që ishin pushues në Turqisë.

Hoti ka treguar se si do të veprohet pas kësaj çështjej dhe a do të ndikojë kjo situatë në raportet Kosovë – Turqi.

“Ndoshta në mënyrë indirekte mund të vinim në përfundim se kemi ndërhyrje të Turqisë, por jo në mënyrë direkte”.

“Kosova nuk duhet ta injoroj, sepse është një kërkesë zyrtare, kësaj kërkese duhet t’i përgjigjemi po zyrtarisht, duke nisur nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”.

“Është Kosova ajo që vendos për fatin e qytetarëve të saj”.

“Nuk mundet ligjet e Kosovës t’i interpretoj askush tjetër, nëse Qeveria nuk ka kapacitet duhet të kërkoj ndihmë edhe nga Kuvendi për të gjetur aktet kryesore që t’i përgjigjen kësaj kërkese”./KlanKosova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit