5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Babai vret vajzën dhe gruan, nuk e përballonte divorcin

Më të lexuarat

Një 57-vjeçar në Britani ka qëlluar për vdekje ndaj vajzës së tij 19 vjeçe dhe gruas së tij 50 vjeçe, pasi kjo e fundit i kishte thënë se martesës së tyre 26 vjeçare i kishte ardhur fundi.

Lance Hart pasi vrau vajzën e tij dhe gruan Claire kreu më pas vetëvrasje me armën e zjarrit të cilën e kishte marrë me vete. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë një vendparkimi në Lincolnshire të Britanisë.

Pas njoftimit për të shtëna policia lokale ka dhënë alarmin duke iu frikësuar fillimisht një sulmi terrorist.

Por pas mbërritjes në vendngjarje gjithçka për ta është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur, transmeton TCH.

Gjatë hetimit një i afërm i familjes Hart ka konfirmuar problemet në çift, por ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni pse ishin shkaktuar ato.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit