Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se është koha për t’i izoluar ata që urrejtjen ndaj Shteteve të Bashkuara, Perëndimit, ose Izraelit, e kanë si pjesë qendrore të parimit të tyre politik.
Mëtutje, duke folur në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka vlerësuar se videoja anti-myslimane, që ka shkaktuar dhunë në gjithë botën myslimane, ishte fyerje jo vetëm për myslimanët por, poashtu, edhe për Amerikën.
Megjithatë, presidenti Obama thekosi se sulmet e dy javëve të fundit janë sulm jo vetëm kundër Amerikës, por edhe kundër idealeve mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara.
Presidenti amerikan tha se regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, “duhet të përfundoj” dhe e ka akuzuar Iranin se e mbështetë atë.
Obama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se “koha nuk është e pakufizuar” për ta zgjidhur krizën lidhur me programin atomik të Iranit nëpërmjet diplomacisë./BS/kohaislame