3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbreti Abdullah inauguron zgjerimin më të madhë të bërë ndonjëherë të xhamisë së Medines

Më të lexuarat

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite arriti të hënën në qytetin e shenjtë të Medinës në Arabinë për të “hedhur gurthemelin për zgjerimin e xhamisë së Profetit,” një prej tre xhamive më të vjetra Islame në botë.

mbreti 88-vjeçar kishte urdhëruar një zgjerim të madh të Xhamisë së Profetit në fillim të këtij viti.

Faza e parë e projektit ka në plan për të akomoduar më shumë se 800.000 besimtarë, sipas një deklarate zyrtare saudite në qershor, duke shtuar se fazat e dytë dhe e tretë do të strehojë edhe me 800.000 adhurues me shume.

Turizmi Islam në mbretërinë saudite vazhdon të rritet me shpejtësi , me nje llogaritje përrreth 3.1 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të mbretërisë dhe rreth 7.2 për qind te sektorit jashte naftes, sipas një raporti nga Komisioni saudit.

Arabia Saudite kishte njoftuar ne fillim te ketij viti per nje investim te SR80 miliard ($ 21330000000) ne zgjerimin e Xhamisë së Madhe te Mekës ku do te ja mundesoj te akomodoj 1.5 milion besimtarë.

Al Arabiya

Shqip. N.Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit