Të tjera masa reprezalja janë marrë pas grushtit të shtetit në Turqi. Plot 7850 oÞcerë policie janë pezulluar nga detyra.
Deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë persona, gjysma prej të cilëve njerëz të drejtësisë, kryesisht gjyqtarë, ndërsa pjesa tjetër ushtarake. Aktualisht, në Turqi janë arrestuar 1036 gjeneralë dhe admiralë. Lajmi bëhet i ditur nga media
shtetërore turke. Arrestimet masive po kryhen në të gjithë vendin, ndërsa aksioni i ndërmarrë është më i madhi në historinë e shtetit turk për pastrimet në ushtri të të gjithë atyre që janë besnikë të
presidentit Erdogan.