1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Al Jazeera:pse dështoi grushti i shtetit në Turqi

Më të lexuarat

Pse nuk funksionoi grushti i shtetit në Turqi, në një vend ku vite më parë “funksiononte për bukuri”?! Çfarë ishin ato rrethana që e bënë të pamundur marrjen e pushtetit nga ushtria, gjë që ka çuar dhe në teori konspirative sipas së cilave Erdogan e ka sajuar vetë një gjë të tillë, ndërkohë që gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk është shquar për të tilla dinakëri ekstreme dhe të paturpshme makiavaliste?!

Sipas asaj çfarë shkruan Al Jazeera, e cila ka nisur të publikojë fakte rreth asaj situate të jashtëzakonshme të mesnatës të së premtes duke u gdhirë e shtuna, grusht-shteti ka zgjatur rreth 6 orë, dhe e gjithë situata është dukur vërtet e çuditshme. Organizatorët e grusht-shtetit kanë pritur që populli do t’i mbështesë ata masivisht dhe se atyre do t’u bashkangjitet pjesa tjetër e ushtrisë, pasi ajo çfarë e dallon këtë tentativë të fundit ndryshe nga grushtet e shtetit në të kaluarën, ka qenë mungesa e përfshirjes së të gjithë zinxhirit komandues të ushtrisë në të.

Po ashtu, sipas asaj çfarë shkruan kanali prestigjoz, vendimtare në ndryshimin e situatës, ka qenë dhe mesazhi që Erdogan i dërgoi popullit me anë të CNN turk, duke përdorur celularin.

Ndërkohë, Al Jazeera ka arritur të posedojë dokumenteve, të cilat zbulojnë se njerëzit që morën pjesë në përpjekjen për grusht-shtet në Turqi, kishin planifikuar arrestimin apo vrasjen e presidentit Erdogan.

Në korrespondencat e zhvilluara nga ana e komplotistëve përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp, jepen detaje në lidhje me eliminimin e mundshëm të tij, si dhe emrat e 80 zyrtarëve të cilët po planifikonin të merrnin pushtetin.

Gjithashtu, këto korrespondenca përmbajnë udhëzime drejtuar forcave ushtarake për të hapur zjarr mbi forcat policore, në rast të çfarëdo rezistence të shfaqur nga ana e tyre.

Në to zbulohet edhe komunikimi në mes krerëve ushtarakë të cilët kanë marrë pjesë në organizimin e grusht-shtetit, duke përcjellë urdhërat përgjatë zinxhirit komandues.

Gjithçka ishte planifikuar të nisë më vonë, rreth orës 3 të mëngjesit, pra kur njerëzit të ishin në gjumë, por me gjasë, për shkak të rrjedhjes së informacioneve, janë detyruar që aksionin ta nisin më herët.

Shefi i redaksisë së Al Jazeera-s në Stamboll, ka konfirmuar se sipas këtyre dokumenteve, tre helikopterë me 40 trupa të forcave speciale kanë bastisur hotelin në Marmaris ku po qëndronte presidenti Erdogan, me urdhërin për ta arrestuar apo vrarë atë.

Megjithatë, Erdogan ka arritur të braktis hotelin përmes një helikopteri privat, gjysëm ore para mbërritjes së ushtarëve komplotistë.

Këto mesazhe përfshijnë edhe diskutimet në lidhje me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si dhe përmbajnë emrat e individëve të cilët mendohet se janë organizatorët kyç të grusht-shtetit.

Dokumentet të cilat i posedon Al Jazeera, janë dorëzuar nga maja më e lartë e qeverisë së Turqisë. Sipas tyre, gjatë grusht-shtetit është planifikuar të merren nën kontroll dy urat më të mëdha në Stamboll, si dhe kanalet televizive shtetërore. Gjthashtu, ushtria ka pasur në posedim listën e zyrtarëve dhe të figurave ushtarake të cilët do të arrestoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Pjesa më interesante ka të bëjë me listën prej 80 personave të cilët do zinin pozitat kyçe në pushtet, menjëherë pas kryerjes së suksesshme të grusht-shtetit.

Si shpëtoi pa u vrarë Erdogani

Plani për ekzekutimin e presidentit Erdogan gjatë orëve të grushtit të shtetit, nuk ka përfshirë vetëm tokën, por dhe qiellin

Al Jazeera shkruan se ai ka qenë në shënjestër të 2 avionëve luftarakë F-16 të drejtuar nga ana komplotistëve

Kanali prestigjoz i referohet deklarimeve të një ushtaraku turk dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, ku thotë se:

“Së paku dy avionë të tipit F-16 kanë fluturuar në afërsi të avionit të Erdoganit rrugës nga Marmarisi për në Stamboll. Ata kanë vënë në shënjestër avionin, por arsyeja pse nuk kanë qëlluar mbetet akoma e panjohur”. Ndërkohë, kjo skenë e ndodhur në qiell është konfirmuar dhe nga agjencia amerikane e inteligjencës Stratfor, përmes një postimi në Twitter.

Erdogan ka thënë më herët se komplotistët qysh prej fillimit ishin përpjekur që ta sulmonin në Marmaris duke qëlluar drejt vendit ku kishte qëndruar, dhe sipas fjalëve të zyrtarëve afër tij, presidenti i ka shpëtuar vdekjes për disa minuta.

CNN turk raporton se 25 ushtarë janë lëshuar përmes litarëve në çatinë e hotelit në Marmaris duke hapur zjarr menjëherë, në përpjekje për të kapur Erdoganin, por ai ka arritur të largohet nga aty pak minuta më herët.

Më tej, një zyrtar turk informon se edhe kryeministri Binali Yildirim ka qenë në shënjestër për t’u ekzekutuar gjatë përpjekjes për grusht-shtet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit