1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Yildirim: Deri tani 208 dëshmorë nga tentativa për grusht shteti

Më të lexuarat

“Ata që u përpoqën në këtë punë (tentativa për grusht shteti) duhet ta dinë se do të japin llogari për çdo pikë gjaku të derdhur”.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në lidhje me tentativën e FETÖ-s për grusht shteti gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë u shpreh: “Për fat të keq si pasojë e kësaj tentative për grusht shteti deri më tani kemi 208 dëshmorë, nga të cilët 60 efektivë policie, 3 ushtarë dhe 145 civilë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri Yıldırım tha: “Sado që kjo tentativë për grusht shteti të ketë filluar brenda Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), tentuesit e grushtit të shtetit nuk kanë asnjë grimcë lidhjeje me oficerët, rreshterët dhe pjesëtarët e tjerë të TSK-së që e duan atdheun, popullin dhe flamurin e tyre. Këta janë vetëm vrasës me duar të përgjakura dhe anëtarë të organizatës terroriste të cilët janë veshur me rroba ushtarësh.”

“Ata që u përpoqën në këtë punë (tentativa për grusht shteti) duhet ta dinë se do të japin llogari për çdo pikë gjaku të derdhur. Nëse nuk pastrohet kjo llogari, për ne nuk ka rehati as në këtë botë as në botën e ardhshme. Kjo është detyra jonë më madhështore ndaj popullit tonë”, shtoi Yıldırım në fjalën e tij.

Ndërsa në lidhje me kontrollin e territorit Kryeministri Yıldırım tha: “Do të kontrollojmë të gjitha pikat e dyshimta pa më të voglin dyshim. Ajo që kërkojmë nga populli është që të bëjnë kujdes dhe të mos jenë ndarës, por gjithëpërfshirës. Le të zgjerojmë rrethin e miqësisë.”

– Sistemi financiar punon normalisht

Ndërsa në lidhje me gjendjen financiare në vend Kryeministri i Turqisë u shpreh: “Që nga dita e sotme sistemi jonë i financave punon në mënyrë të përsosur. Bankat, bursa dhe Banka Qendrore është në krye të detyrës. Banka Qendrore do të bëjë çfarë të jetë e nevojshme për të marrë masat dhe është e gatshme për këtë. Ndryshimet e paraqitura sot në tregun financiarë janë ndryshime normale dhe nuk kanë të bëjnë me situatën. Ndryshimet janë në kufirin e normalitetit. Kjo do të thotë që përfaqësuesit e vullnetit të popullit, politika, ka fituar ndaj tentativës për grusht shteti dhe jeta është kthyer në normalitet.

“Ndërkohë Kryeministri Yıldırım i ka bërë thirrje popullit të jetë i kujdesshëm për provokime të mundshme në rrugë dhe sheshe. “Sot nuk është dita e ndarjeve dhe nxjerrjes së pikëpamjeve të ndryshme në pah, por dita e bashkimit dhe dalja zot Turqisë”, është shprehur ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit