1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHBA FALENDERON PAKISTANIN

Më të lexuarat

Administrata amerikane e falenderoi Pakistanin për mbrojtjen e ambasadës amerikane në Islamabad nga ana e protestuesve.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i shprehu mirënjohje ministres së Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar gjatë vizitës në Uashington.

“Dua ta falenderoj qeverinë e Pakistanit për mbrojtjen e ambasadës sonë në Islamabad dhe konsullatat në Lahore, Peshavar dhe Karaçi. Dua ta bëj të qartë- siç e kam thënë në disa raste të tjera-se dhuna që e kemi parë, nuk mund të tolerohet”, u shpreh sekretarja Clinton,njofton rel.

Ajo shtoi se Uashingtoni e dënon videon e bërë privatisht “Pafajësia e Myslimanëve”, ndaj së cilës janë zhvilluar protestat. Por, ajo tha se filmi nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën.

“Nuk ka justifikim për dhunën, Natyrisht, se ka pasur provokime dhe ne e kemi bërë të qartë se në asnjë mënyrë nuk mbështesim provokimet. Ne mendojmë se ajo video, që është shkak i këtyre ngjarjeve, është ofenduese, e neveritshme dhe e dënueshme. Por, kjo nuk e justifikon dhunën”, tha Clinton.

Zyrtarët pakistanezë thanë se të paktën 16 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes në Pakistan. Dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e vendit për të shprehur zemërimin e tyre me filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, dhe karikaturat e Profetit Muhamed, të publikuara në një revistë franceze.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit