Në Norvegji është bërë një caktim në detyrë shtetërore që ka zënë vend në rendin e ditës së këtij vendi.
Politikania myslimane me origjinë pakistaneze, Hadija Tazhik është zgjedhur Ministre e Kulturës së Norvegjisë.
Në Norvegji, një vit më parë, 77 njerëz u vranë nga ekstremisti anti islamist Breivik me pretekstin se numri i emigrantëve po tregon një rritje të pakontrolluar.
Ndërkohë që vazhdojnë jehonat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe debatet e shoqërisë multi-kulturore, Kryeministri norvegjez, Yens Stoltenberg hodhi firmën mbi një vendim historik.
Një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme Kryeministri vendosi për ndryshimin e kabinetit dhe në detyrën e Ministres së Kulturës caktoi pakistanezen 29 vjeçare Hadija Tazhik e cila ishte zgjedhur deputete e Partisë Laburiste vitin e kaluar.
Tazhik e cila ka kryer detyra të rëndësishme në parti, ka qenë edhe këshilltare e Kryeministrit Stoltenberg./trt/kohaislame