2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Historia prekëse e regjisorit Imeri, me plakun e pastrehë

Më të lexuarat

Ngjarja ka ndodhur hiq më larg se një vit më parë, kur Imeri shëtitej nëpër rrugët e kryeqytetit, më saktë prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan lajmi.netNjë i moshuar, i cili jeton diku në një urë afër Fushë Kosovës, po mblidhte mbeturina në kontejnerë, çka bën që t’ia tërheq vëmendjen të ndjerit.Imeri kishte rrëfyer ngjarjen në profilin e tij në facebook, duke treguar se kishte takuar plakun gjatë kthimit për në banesë. “Nga dhimbja dhe respekti, shkruante Imeri, ia ofrova një shumë të vogël parash. Më shikoi gjatë dhe u qesh dhe ma ktheu: Jo zotni unë nuk marr pare, nuk jam lypës. Jam nevojtarë po nevojat e mia i plotësoj me këto që po më shef”.“Më preku pa masë. Ndërkohë ndaluan edhe dy zonja dhe i ofruan para, nga pesë euro. Nuk i pranoi as ato. Përkundër bindjeve tona ishte shumë kategorik në refuzimin e tij”, e përshkruante regjisori, njeriun plak.“Shumë njerëz si ju më ofrojnë pare, i kishte thënë plaku, “po unë nuk jam lypës. Shteti i Kosovës mi jep 75 euro e nevojat e mia i plotësoj me këtë punë. Sa ta kam shnetën, më punojnë kambët unë miftjaq nuk bahna. E ju Zoti ju ruajtë, kofshi të nderum e paqi gjithmonë”.Imeri vazhdon tutje duke rrëfyer dialogun me plakun. Ai e përshkruan si njeri me qëndrim stoik, bindjet e të cilit e kishin prekur shumë.“Qëndrova edhe nja 15 minuta bashkë me të. E ftova për një drekë në njërin prej lokaleve të afërta. Përgjigja e ti ishte: ‘Zoti të nderoftë, paq bereqet gjithmonë po unë vi me hangër drekë kur të jem untë e tash nuk jam’”.“Më shikoi me buzë në gaz me premtim se në njërën prej ditëve do të ulemi diku për drekë”, shkruante regjisori i ndjerë.Imeri tregonte se plaku jetonte i vetëm, pa grua e fëmijë, diku në njërën prej urave në drejtim të Fushë Kosovës.“Tërë nata më ka shkuar duke menduar për të, punën dhe kërkimet e tij për gjetjen e gjërave të vlefshme nga mbeturinat e të tjerëve dhe sidomos qëndrimi i tij dinjitoz dhe krenar”, shfaqte dhimbjen e tij, Imeri në facebook.“Ky është heroi i ditëve tona, heroi i sotëm i Kosovës. Shpresoj që do ta pranoj ftesën për drekë apo darkë. Për shkak të integritetit të tij personal nuk ia zbulova emrin, mbiemrin dhe origjinën. Po shprehu dëshirë, do ta bëjë edhe këtë”, shkruante ai.Pas disa ditësh, Imeri pati postuar në facebook disa fotografi duke pirë kafe me plakun.Imeri ka lindur më 1956, në Baks të Drenicës, ndërsa ka qenë regjisor i filmave të njohur shqip, si “Duart e pastra” (1981(, “Lepuri me pesë këmbë” (1982), “Migjeni” (1989). Ai njihet si njëri ndër themeluesit dhe pagëzuesi i teatrit ‘Dodona’. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit