10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Maqedonia të zhvillojë apiturizëm, porosisin bletarët

Më të lexuarat

Kënaqësi e cila do t’u mësojë se çka është mjalti i vërtetë, si prodhohet dhe ku mund ta bleni, është shkurt ideja e apiturizmit për zhvillimin e së cilës mundohen bletarët e Maqedonisë.

Ato më parë kanë thënë – “mjalti i vërtetë shpejtë kristalizohet, dhe atë do ta njihni”. Por, sot paralajmërojnë se më edhe i falsifikuari e ka tërësisht tiparin e njejtë. Aq është përgatitur prodhimtaria e tij, që konsumatorët në asnjë rast nuk mund të bëjnë dallim, as të vërejnë se blejnë kavanoz të mbushur me shurup glukozë, përveç se nëse nuk konsultojnë ndonjë ekspert.

Nga njëra anë ato janë mashtruar, ndërsa nga tjetra, krijohet konkurenca jolojale e cila praktikisht i shkatërron prodhuesit e vërtetë të certifikuar.

“Në Maqedoni ka shumë prodhues kualitativ. Ato duhet të kenë shansë të vijnë më afër blerësve të tyre, të cilët, megjithatë, kanë të drejtë të dinë se çka konsumojnë”, thotë Naco Jovçevski, bletar nga Dihovo e Manastirit.

Sipas tij, tregu është i mbushur me prodhime të falcifikuara të bletëve.

“Prodhuesit organik të cilët posedojnë certifikata për kualitet të mjaltit janë jokonkurent në treg, sepse falcifikatorët e ofrojnë mjaltin e rrejshëm me çmim shumë të ulët. Në vend të përbërjeve shfrytëzuese, mjalti i rrejshëm përmban vetëm sheqer dhe nuk ka kurrfarë përbërje shëruese. Konsiderojmë se prodhimet tona nuk janë mjaft të mbrojtura nga mashtrimet”, thekson Jovçevski.

Ai porosit, mjalti të blehet vetëm nga prodhimet e kontrolluara të cilat familjet e bletëve i ruajnë në rrethinë të pastërt dhe nuk përdorin shtesa në ushqimin e tyre, ndërsa jo nga tregjet e gjelbërta ose nëpër rrugë.

“Maqedonia duhet të zhvillojë apiturizëm, diçka që vendet perëndimore e përdorin kohë të gjatë. Përmes apiturizmit, blerësit do të edukohen se ku të gjejnë mjaltë të sigurtë dhe kualitativ. Fshatrat tanë janë ideale për turizmin rural”, nënvizon Jovçevski i cili përgatitet të fillojë tura turistike në kosheren e bletëve të tij në Dihovë dhe ta sjellë përvojën sllovene – bletarët e vendosur në pjesët më të pastërta do të jenë pjesë edhe e tureve mjekësore turistike, për të sëmurët nga astma.

Jovçevski ka 150 familje bletare, ndërsa prodhimtaria e mjaltit veçmë është shndëruar në biznes familjar. “Megjithatë nevojitet promovim i madh, pas shembullit të shumë shteteve ku zhvillohet apiturizmi. Të gjithë të cilët e duan natyrën të mund të vijnë në bletarinë, të vizitojnë punëtori, të shijojnë mjalt të vërtetë, të mësojnë për prodhimtarinë, ndërsa nëse duan edhe të marrin pjesë në pjesën e procesit”, potencon Jovçevski.

Prodhon dy deri në tre ton mjalt në vit, por nuk mund të eksportojë sepse kërkohen së paku mbi 20 ton. Nëse tejkalohet problemi me falcifikuesit e mjaltit, bletaria thotë, mund të jetë veprimtari shumë profitabile. Për atë qëllim duhet të forcohen kooperativat bujqësore, sepse të bashkuar, bletarët do të jenë më konkurent në treg, ndërsa do të mund të sigurojnë edhe mjaft sasi për eksport.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit