1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Këto gjëra iPhone 5 ende nuk mund t’i bëjë

Më të lexuarat

Edhe pse sapo i është prezantuar publikut të gjerë, iPhone 5 megjithatë nuk vjen në treg me disa gjëra të caktuara të cilat me siguri që do t’i gëzonin përdoruesit e saj. Bëhet fjalë gjërat të cilat “Apple” ende nuk mund t’i bëjë, ndërsa konkurrenca po.

Pra, në vend që në iPhone 5 të kishin vendosur NFC censorin (Near Field Communication), “Apple” edhe më tutje e mbajti sistemin Passbook i cili lejon ruajtjen e kartelave të ndryshme, sikur ato të urimeve në celular.

Ky sistem mund të bëjë disa gjëra, por definitivisht jo të gjitha ato që i kryen sistemi NFC. Për shembull Passbook-un nuk mund ta shfrytëzoni për dërgimin pa tel të parave mikut apo dikujt të afërm nëpërmjet PayPal-it. Me NFC po ashtu mund të dërgoni të dhëna nëpërmjet pajisjeve ashtu që t’i mbështetni me “shpinë” njërin për tjetrin.

Një tjetër karakteristikë e pajisjeve “Android” është edhe përdorimi i përmirësuar i tastierës, përkatësisht “swype”, me të cilën në vend që t’i shtypni të gjitha shkronjat e porosisë, në të vërtetë me anë të gishtave i tërhiqni fjalët që u paraqiten automatikisht nga tastiera dhe kështu më shpejt shtypni porosinë.

Natyrisht, “Apple” edhe më tutje refuzon që në pajisjet e saj të vendos mundësinë e shtimit të memories nëpërmjet kartelave të jashtme, derisa konkurrenca e shfrytëzon këtë gjë dhe momentalisht kanë mundësinë më të madhe të ruajtjes së të dhënave.

Shumë pak vetë e kishin të qartë se pse iPhone pajisjet nuk kanë pasur të standardizuar USB kabllon. “Apple” tani ka shkuar edhe në hap më tutje dhe e bëri kabllon e re, i cili nuk është kompatibile me versionet e më hershme të iPhone-t.

Jo vetëm kjo, nëse dëshironi që nëpërmjet HDMI kabllos të merrni video nga iPhone 5, duhet të keni adapterin e veçantë, në vend që ta keni të standardizuar micro-HDMI kabllon. Kjo vetëm shkakton problem për përdoruesit.

Më tutje, iPhone 5 edhe më tutje nuk e ka baterinë zëvendësuese edhe pse kohëzgjatja e saj është përmirësuar. Përdoruesve, të cilët intensivisht e shfrytëzojnë iPhone-n, kjo u shkakton probleme dhe me një sy gjithmonë duhet të shikojnë baterinë. Do të ishte shumë më mirë po të kishin baterinë rezervë anash dhe thjesht ta zëvendësojnë kur të zbrazet njëra. Kur jemi të bateria, duhet të përmendim se bateria në iPhone 5, është gati identike me atë nga paraardhësi. Bateria e konkurrentëve megjithatë zgjat më shumë./zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit