1050 bimë që dyshohet të jenë narkotike të llojit kanabis sativa, janë gjetur dje në malet e fshatit Selas të Mitrovicës.
Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se për momentin nuk dihet se kush është kultivuesi i tyre ose ato kanë mbirë vetvetiu.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti kundër narkotikëve dhe krim teknika ku është marrë edhe mostra për tu vërtetuar saktë se si janë zhvilluar.
Bimët e drogës kishin gjatësi prej 80 cm deri në 2 metra dhe ndodheshin në malet e fshatit Selas.
Droga është shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar./Valdrin Krasniqi/Ind/kohaislame