0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A bazohe historiografia zyrtare shqiptare në pornografi?

Më të lexuarat

“Hordhitë barbare turke” , “sulltani gjakatar”, “krime e barbari aziatike” janë disa nga formulimet që përdoren në librat shkollorë për t’i indoktrinuar fëmijët shqiptarë
Me copy-paste u mirren serbëve, rusëve, grekëve rrëfimet që këta i kanë shënuar e trilluar për të bëmat e shqiptarëve osmanë, dhe mediat tona ia servojnë opinionitë si histori të krimeve turke mbi shqiptarët. Prej mediave marrin “fakte” e referenca librat e ardhëshëm. Për më tepër, luftën e shqiptarëve osmanë kundër armiqve shekullorë sllavë e grekë mediat na e praptojnë duke e paraqitur si “krime turke kundër popullit shqiptar”. Atëherë kur këto “fakte” u shterrojnë, gjejnë tjera. Ndonjë humbje serbe nga pushtuesit prezentohet si “viktima shqiptare të barbarisë turke”
Interesante është të vërehet si nuk ka ndonjë dallim mes diskursit në mediat ende amatoreske shqipfolëse dhe atij të historianëve autorë librash shkollorë e universitarë.

Këtë deklaratë e ka bërë profesori për gazetën "Express", dhe deklarata ka qarkulluar nëpër portalet shqipfolëse e shoqëruar me këtë foto. Që të dyjat janë gënjeshtra http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=66791 ||  https://proinformacion.com/2016/01/07/hakif-bajramipasha-i-turqise-me-1910-ne-cdo-10-metra-e-ka-ngulur-ne-hunj-nga-nje-shqiptar/
Këtë deklaratë e ka bërë profesori për gazetën “Express”, dhe deklarata ka qarkulluar nëpër portalet shqipfolëse e shoqëruar me këtë foto. Që të dyjat janë gënjeshtra http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=66791 || https://proinformacion.com/2016/01/07/hakif-bajramipasha-i-turqise-me-1910-ne-cdo-10-metra-e-ka-ngulur-ne-hunj-nga-nje-shqiptar/

Prej Shkupit në Merdar janë 140km. Sipas këtij shkruesi të librave universitarë e shkollorë, i bie që në atë vit ai pashë i paska vra dhe ekspozuar 14.000 burra, dhe e vetmja “dëshmi” del të jetë kjo foto…e viktimave SERBE të Luftës së Parë Botërore

http://vojnapovijest.vecernji.hr/broj-57-vp/zasto-francuski-tisak-ignorira-srpske-zrtve-prvoga-svjetskog-rata-1044802
http://vojnapovijest.vecernji.hr/broj-57-vp/zasto-francuski-tisak-ignorira-srpske-zrtve-prvoga-svjetskog-rata-1044802

Ngjashëm, në fillim të vitit 2016 eksploduan portalet shqipfolëse me një paraqitje tjetër të kinse krimeve turke mbi shqiptarët, të shoqëruar me një foto ku shiheshin disa ushtarë osmanë pranë një grumbulli kokash të prera. Por doli se ishte fjala për diçka tjetër:

https://www.shqiperia.com/Zbardhet-e-verteta-Turqit-kane-kokat-e-grekeve-te-Izmirit-jo-te-shqiptareve.32337/ || http://www.mapo.al/2016/01/zbardhet-e-verteta-turqet-kane-kokat-e-grekeve-te-izmirit-jo-te-shqiptareve/1/comment-page-1
https://www.shqiperia.com/Zbardhet-e-verteta-Turqit-kane-kokat-e-grekeve-te-Izmirit-jo-te-shqiptareve.32337/ || http://www.mapo.al/2016/01/zbardhet-e-verteta-turqet-kane-kokat-e-grekeve-te-izmirit-jo-te-shqiptareve/1/comment-page-1

Grekët pasi kishin kryer masakra të llahtarshme mbi shqiptarët në Ballkan, ia kishin mësyrë Anadollit, por atje nuk u eci puna si kujtuan. Në foton e mësipërme mund të ketë edhe shqiptarë, por jo nga viktimat. Shqiptarët sikur në Çanakkala morën pjesë edhe në mbrojtje të Izmirit.

Edhe më tmerruese u patën shfaqur disa pamje nëpër portalet shqipfolëse në verën e vitit të shkuar (2015) ku thuhej se ishin paraqitur tabllo nga dhunimet seksuale të ushtarëve “turq” në Shqipërinë e vitit 1908.

https://botasot.info/lajme/447316/mizorite-e-ballkanit-ja-si-dhunuan-turqit-femrat-ne-trojet-shqiptare-foto/
https://botasot.info/lajme/447316/mizorite-e-ballkanit-ja-si-dhunuan-turqit-femrat-ne-trojet-shqiptare-foto/

Por me një shikim të kujdesshëm të të njejtës seri gravurash vërehet se autori e ka paraqitur ngjarjen edhe në një kishë ortodokse me mbishkrime cirilike.

13592326_1036236796459969_5619517268622209695_n

Veshja e këtyre turqve të trilluar është e njejtë me atë të Ministrit të parë të Luftës në shtetin Shqiptar, Mehmet Pashë Dërrallës:

http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2166
http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2166

Uniforma në gravurat e dhunimeve është po kjo e këtyre “turqve”

Regjimenti shqiptar i truprojeve të Sulltanit
Regjimenti shqiptar i truprojeve të Sulltanit

Ndërsa në një gravurë tjetër nga seria famëkeqe e publikuar nën titujt “Dhunimet e femrave shqiptare nga turqit” shihet se një pjesë e këtyre turqve nuk i ka të veshura uniformat shtetërore por ka ardhur me veshjen e zakonshme popullore

"Turqit" Gegë me robëresha shkina
“Turqit” Gegë me robëresha shkina

Sikur të paraqiteshin këto veshje në kolor, duken më qartë se janë të “turqve” Gegë 13528500_1036249249792057_2493665789297970164_o

Pra këtu më lehtë mund të pranojmë se fjala është për prani të shqiptarëve në vizatime, mirëpo ashiqare që nuk janë në rolin e viktimës. Ajo që mediat shqipfolëse kanë harruar ta shënojnë kur i publikuan fotot e dhunimeve është fakti që ato janë vepër e imagjinatës së një ilustruesi austriak të quajtur Gottfried Sieben, i cili në vitin 1909 i kishte bërë për revista pornografike, por që megjithatë i ishin ndaluar nga botimi dhe shpërndarja. Kaq sa i përket objektivitetit shkencor dhe burimeve historike të mësuesve tanë të historisë!

Burimi: https://www.facebook.com/notes/kund%C3%ABr-islamofob%C3%ABve-antishqiptar%C3%AB-t%C3%AB-pdk-s%C3%AB/historiografia-zyrtare-shqiptare-bazohet-n%C3%AB-pornografi/1036169189800063

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit