0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky person “ka vdekur” në 3 sulme terroriste, historia e vërtetë do t’iu çudisë (Foto)

Më të lexuarat

Alfonso është emri i një të riu i cili supozohet të ketë vdekur në përplasjen e avionit të “Egypt Air”, më pas në tragjedinë e Orlandos dhe së fundi në sulmin terrorist të Stambollit.
E vërteta është se personi i identifikuar si viktimë, ka rënë “viktimë e një shakaje” nga shokët dhe shoqet e tij, të cilët jo pa të drejtë ia publikojnë emrin.
Ai u detyrohet para të gjithë atyre personave që ia kanë vendosur emrin mes të vrarëve. Ka mashtruar më shumë se 4 persona dhe u ka marrë atyre shuma të konsiderueshme parash.
Rasti i fundit kur u përmend emri i tij ishte në tragjedinë e Stambollit kur një i ri postoi foton e tij në internet me mbishkrimin: “Ndihmojeni vëllanë tim Alfonson. Ai ndodhej në aeroport në momentin e sulmit dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të”.
Pak kohë pas këtij rasti, Alfonso u lokalizua nga policia meksikane. Ai tha se nuk ka ndërmend t’i denoncojë këta persona ndonëse kanë cenuar identitetin e tij.

auto_11237bf1d92bf9620ad86a879da54e32_1467954959-18969481467955386

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit