Revista javore satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një seri të karikaturave në të cilat përqeshet pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi (alejhi selam).
Ky publikim i karikaturave sidomos në këtë moment shihet qartë se është tendencioz dhe me një prapavijë të rrezikshme. Me këto karikatura po luhet me ndjenjat e muslimanëve kudo në botë, ndërsa kur si pasojë e provokimeve të njëpasnjëshme ndaj muslimanëve eskalon situata fillojnë të akuzohen muslimanët si të “dhunshëm”, etj.
Feja islame ndalon çdo përshkrim të Pejgamberit Muhamedit (alejhi selam)./kohaislame