Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të martën Ligjin për Heqjen dhe Kufizimin e Imunitetit.
Për ligjin votuan 129 deputetq, derisa nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.
Kuvendi, siç raportojnë mediat në Shqipëri, rrëzoi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, që preknin kryesisht emërimet në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe Prokurorisë, raporton Rel.
Ndryshe, një votim për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve tjerë shtetërore pat dështuar në muajin gusht.
Atëbotë, kryeministri Sali Berisha, pati deklaruar se do të kërkojë që të mbahet referendum për heqjen e imunitetit.kohaislame