2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rama organizon iftar për nder të muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Në një fjalim të mbajtur gjatë këtij iftari, Rama uroi besimtarët muslimanë në të gjithë Shqipërinë për muajin e bekuar të Ramazanit.

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka shtruar sonte një iftar për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit, në ambientet e Kryeministrisë, ku të ftuar ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete fetare, drejtues të OJF-ve, politikanë, gazetarë dhe të tjerë të ftuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur gjatë këtij iftari, Rama uroi besimtarët muslimanë në të gjithë Shqipërinë për muajin e bekuar të Ramazanit.

Duke sjellë disa shembuj nga feja, Rama ka krahasuar dhe vënë theksin tek një drejtësi e munguar në Shqipëri si dhe theksoi se drejtësia është e vetmja rrugë e ndërtimit të një shteti solid.

Kryeministri Rama ndër të tjera nuk la pa përmendur edhe vendimin e popullit britanik në referendumin për ndarjen nga BE-ja.

Duke e lidhur atë me drejtësinë në Shqipëri ai tha: ”S’jemi vetëm, pasi pavarësisht se si ka përfunduar ”martesa” e brishtë e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, për ne shqiptarët është fat i historisë të jemi sot bashkë me BE-në në rrugëtimin e mundimshëm për të ndërtuar një drejtësi të drejtë. Sepse për Shqipërinë rruga drejt BE-së nuk është rruga e një shteti solid siç ishte Britania e Madhe kur ju bashkua Europës politike, por rruga e një populli që vetëm përmes drejtësisë mund të ndërtojë një shtet solid.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit