Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e gjithë personelit jo-emergjent të qeverisë nga Tunizia dhe Sudani – një ditë pasi ambasadat e tij në këto dy vende janë sulmuar dhe dëmtuar nga protestuesit.
Deklarata nga Uashingtoni paralajmëron qytetarët amerikanë “kundër udhëtimit drejt Tunizisë në këtë kohë”, ndërsa paralajmëron edhe për rreziqet e udhëtimit në Sudan, ku niveli i kërcënimit terrorist “mbetet kritik”.
Turma njerëzish kanë sulmuar ambasadat e Perëndimit në ditët e fundit, të zemëruara nga një film që tall Profetin Muhamed.
Sulmi i së martës në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë ka lënë të vrarë ambasadorin Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë.kohaislame