3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ban Ki Mun: “Filmi blasfemik anti islamik qellimisht ka shkaktuar gjakderdhje”

Më të lexuarat

Ban Ki Mun, sekretari i përgjithshëm i OKB duke dënuar realizimin e filmit blasfemik anti islamik që ka shkaktuar reagime të shumta në rajonin e LM i ka quajtur realizuesit e këtij filmi si dhe sponsorizuesit e tij fajtorë të gjithë këtyre gjakderdhjeve.
Zëdhënësja e OKB është shprehur: “Ban Ki Mun është mjaft i shqetësuar në lidhje me shtimin e dhunës anti amerikane”. Ajo vazhdoi më tej duke thënë se Mun ka dënuar realizimin e filmit blasfemik anti profetit islam që mesa duket është realizuar qëllimisht për shkaktimin e gjakderdhjeve. Zëdhënësja e OKB është shprehur:” Sekretari i përgjithshëm i OKB u ka kërkuar muslimanëve të botës të ruajnë qetësinë duke i quajtur të domosdoshme bisedimet dhe respektin reciprok”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit