0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BE ndan 5 milionë euro për deponi të mbeturinave në veri

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 5 milionë euro për ndërtimin e deponisë rajonale të mbeturinave në veri të Kosovës, por megjithatë ndotja e mjedisit si pasojë e hedhjes së mbeturinave jashtë deponive kanë shënuar ndotje të madhe të mjedisit në veri të Kosovës.

Jo vetëm mbeturinat e ngurta, por edhe ato industriale janë problemet më të mëdha me të cilat përballen komunat veriore të Kosovës, është vlerësuar në një diskutim që u mbajt në Qendrën Informative të BE-së në veri të Mitrovicës, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërtimi i deponisë do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit të shpronësimit të tokës private, për rrugën që çon deri te deponia.

Marija Milenkoviq, nga Instituti Rajonal për Zhvillim Ekonomik në Veri (InTER), ka thënë se problemet kryesore për mbrojtje të mjedisit në veri të Kosovës janë zbatimi i ligjit në këtë fushë dhe mungesa e mjeteve financiare për financimin e projekte të gjelbërimit. Milenkoviq tha se Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 5 milionë euro për financimin e deponisë rajonale në afërsi të fshatit Serbovac, në komunën e Zveçanit, për mbeturinat e katër komunave veriore të Kosovës. Kjo deponi, sipas saj, do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Kjo deponi do të ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe gjithsesi do ketë mundësi edhe për ndërmarrësit që të kyçen në këtë fushë, sepse mbeturinat nuk janë vetëm problem ekologjik, por edhe resurs potencial”, ka thënë Milenkoviq, fjalët e të cilës i përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Ajo ka shtuar se ka ekzistuar një problem rreth eksproprijimit të tokës, sepse rruga që çon deri te vendi ku do të ndërtohet deponia rajonale e mbeturinave kalon nëpër pronë private. Por, Milenkoviq ka siguruar se procesi i eksproprijimi të asaj prone është në përfundim e sipër dhe në këtë mënyrë ndërtimi i deponisë do të fillojë shumë shpejt. Sipas Milenkoviqit, sektori i mbeturinave, autoriteti pyjor dhe ekonomia janë më të rëndësishmet në veri të Kosovës dhe mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mund të shfrytëzohen për të mirën e komunitetit në atë pjesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit