5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Edhe 6 hapa proceduralë deri te autobusët e rinj të trafikut urban

Më të lexuarat

Edhe pas miratimit nga kabineti qeveritar i dhënies së garancisë shtetërore për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e “Trafikut Urban”, janë edhe 6 hapa proceduralë deri te marrja e kredisë.

Në Komunën e Prishtinës, duke shpresuar që procedurat të mos zgjasin, thonë se në rastin e kundërt do të detyrohen që t’iu kërkojnë sërish afat shtesë kompanive ofertuese për blerën e 51 autobusëve.
Por çështja e autobusëve do të zgjatë ende, pasi me miratimin në Qeverinë e Kosovës, të enjten, të vendimit për dhënie të garancisë dhe atij për t’i rekomanduar presidentit që të autorizojë ministrin e Financave, Abdullah Hoti, të nënshkruajë marrëveshjen, tani duhet që të pritet aprovimi i presidentit Hashim Thaçi që të ecet më tutje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit