2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çfarë i tha Mursi bijës së tij një natë para grushtetit

Më të lexuarat

Shejma, bija e kryetarit Mursi, foli rreth asaj çfarë i ka thënë babai natën e fundit para se të kryhet grushti ushtarak

Bija e kryetarit egjiptas Muhammed Mursi, Shejma, shpalli detaje të bisedës me babin që ndodhi në natën e grushtit ushtarak, kur e mbyllën kryetarin.

Ajo tregon se pas fjalimit të tij të famshëm në të cilën i tërhoqi vëmendjen popullit egjiptas se dëshirojnë t’ua vjedhin revolucionin, Muhammed Mursi erdhi i shkarkuar dhe i qetë në shtëpi, ashtu siç e kishte zakon.

Ai fliste pak, por atë natë tha asi fjalë, ashtu që për secilën prej tyre duhej të mendoja.

Shejma zbulon rrjedhën e bisedës që rridhte mes tyre, dhe thotë: “Me qëllim që ta qetësoj, i thashë: ‘Babi, mos u brengos, këto njerëz nuk e meritojnë një qeveritarë sikur ti. Ti ishte bekim për ta ndërsa ata nuk qenë falënderues dhe prandaj ajo mirësi u merret. Le ta kenë me fat atë që kanë zgjedhur për veten e tyre, ngase ato meritojnë vetëm nënçmim dhe duan që t’ua grabisin pasurinë dhe vjedhin shtetin.”

Ato fjalë e irrituan shumë Mursin, dhe gjatë përgjigjes së tij qau. I tha: “Mos flit ashtu, populli egjiptas është popull i varfër, popull i cili me vite është rraskapitur dhe i thyer.”

Mandej vazhdoi: “Mos u zemëro me ta, unë e vlerësojë atë përmes së cilës kanë kaluar. Unë brengosem për atë se çfarë do të ndodhë nëse dorëzohen dhe heshtin krimet e tmerrshme që do t’u ndodhin atyre dhe fëmijëve të tyre, ndërsa mendoj se nuk do të heshtin.”

Fjalimin e vet e përfundoj me fjalët: “Bija ime, mos u brengos për mua çfarë do të më ndodh, ji e tillë siç të kam mësuar gjithmonë të jesh, e mëshirshme ndaj njerëzve.”

Përktheu: L.M. – Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit