1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tergime Ramazani – Ibrahim Ed’hemi kaloi pranë një njeriu i cili nuk kishte as duar dhe as këmbë…

Më të lexuarat

Ibrahim Ed’hemi kaloi pranë një njeriu i cili nuk kishte as duar dhe as këmbë, ishte i verbër dhe lebros, qëndronte në rrugë ndërsa njerëzit e ushqenin me kafshata buke. E dëgjoi duke thënë: “Falënderimet i takojnë Allahut për dhënien e bollshme dhe mirësitë e shumta!”

Këto fjalë e habitën Ibrahim Ed’hemin dhe e pyeti njeriun për gjendjen e tij. Ai i tha: Jam i lindur në këtë gjendje, jetoj në rrugë, ndërsa më ushqejnë njerëzit.” Ibrahimi Ed’hemi e pyeti: “Cilat janë ato mirësi, o njeri?” Njeriu i tha: “A nuk është e mjaftueshme që kamë gjuhën me të cilën përmend Allahun dhe një zemër e cila është mirënjohëse ndaj Tij?”
****
Fjalët e para të Kuranit janë: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve!” Nuk mund ta kuptosh pjesën tjetër të Kuranit, e as ta mësosh kuptimin e jetës nëse nuk ke një zemër mirënjohëse! Shiko rreth vetes, sa të shumta janë mirësitë në krahasim me atë që mendosh se të mungon! Të paktë janë ata që janë mirënjohës ndaj Allahut, bëhu prej atyre të paktëve! kështu na mëson Kurani…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit