1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tregime Ramazani – Dëmi që sjell alkooli

Më të lexuarat

Në një vend arab një grup njerëzish human ndanin sadaka derë më derë atyre që kishin nevojë. Erdhën tek një shtëpi ku dera e shtëpisë ishte mbyllur shumë fortë. Gruaja shikoi nga dritarja dhe kur pa se janë njerëz të hajratit e hapi derën dhe morri dhuratën. Pastaj i luti këto njerëz: “Ju lutem të më ndihmoni, burri im është në burg dhe del për nëntë muaj…” Këta menduan se duhet ta shpejtojnë daljen e tij. “Ju lutem, dua që sa më shumë të mbetet aty!”. Njerëzit u shokuan dhe e pyetën për arsyen. Tha: “Burri im është i varur nga alkooli . Allahu na ka dhënë katër fëmijë të mrekullueshëm. Njëherë erdhi në shtëpi i dehur dhe tha: Ky fëmijë nuk më ngjanë mua. Me kënd më ke tradhtuar?! I afrua fëmijës dy vjeçar dhe filloi t’i bërtas: “Kush është baba yt? Pastaj filloi t’ia përplas kokën për murri derisa fëmija vdiq. U dërgua në burg, ndërsa vitet kalonin ai kishte premtuar se ka ndryshuar. Doli nga burgu dhe përsëri filloi me shprehitë e mëparshme. Vinte në shtëpi gjithmonë i dehur. Një ditë të njëjtën gjë që e bëri me fëmijën e parë e bëri me fëmijën tjetër. Tani përsëri është në burg. Unë frikohem mos del përsëri dhe të dëmtoj fëmijët tjerë.

***
Në xhuzin e shtatë Allahu na i ka ndaluar disa vepra: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”

Allahu i Madhërishëm na i ka ndaluar disa gjëra dhe kërkon nga ne të largohemi nga gjithçka që sjell fatkeqësi sepse dëshiron të jemi të lumtur. Nëse ke shprehi ndonjë mëkat të madh kërko nga Zoti të largohesh nga ai mëkat. Kështu na mëson Kurani…

Perktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit