Së paku 19 vetë kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë shtrirë në spital, nga përdorimi i alkoolit të lirë me përbërje të metanolit, që është një substancë helmuese, e përdorur për ta forcuar alkoolin, i cili prodhuesve u garanton fitime të larta në tregun e zi.
Disa nga ata që e kanë përdorë këtë alkool janë verbuar, ndërsa të tjerët janë në gjendje të komës, raporton Rel.
Republika Çeke ka shpallur masa emergjente, derisa numri i personave që vdiqën nga helmimi me metanol ishte rritur. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy ferma të moshës 28 mdhe 21 vjeçare.
Në kiosqe dhe tregje është ndaluar shitja e pijeve me më tepër se 30% alkool. Nga ndërhyrja e policisë në 410 lokacione, janë gjetur 70 raste të alkoolit ilegal.
Kryeministri çek, Petr Necas, ka kërkuar nga të gjithë çekët, që të përmbahen nga pirja “e çfarëdo alkooli, origjina e të cilit është e paqartë”. /Tg/kohaislame