1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Etiopi: muslimanët dhe krishterët kalojnë bashkë Ramazanin

Më të lexuarat

Në Etiopi, njërën nga vendet e para të krishtera në botë, ku pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë të krishterët, kurse një të tretën e përbëjnë muslimanët, me shekuj është ruajtur dashuria për traditën e bashkëjetesës fetare. Kështu edhe këto ditë të muajit të Ramazanit, shumë të krishterë solidarizohen dhe respektojnë muajin e Ramazanit bashkëshortëve të tyre muslimanë, miqve, fqinjëve, bashkëqytetarëve të tyre …

Në mesin e atyre ku dashuria dhe respekti për të tjerët ka mundur dallimet fetare janë edhe Jemal dhe gruaja e tij Kebedech.

Duke përgatitur iftarin në shtëpinë e tyre modeste njëdhomëshe së bashku me binjakët një-vjeçarë, Jemal musliman, dhe gruaja e tij Kebedech ortodokse theksojnë se përkatësia e tyre fetare nuk paraqet kurrfarë pengese për të respektuar besimin e njëri-tjetrit.

“Falë Zotit ne kemi një martesë të lumtur dhe të hareshme. Ne i jemi përkushtuar besimit dhe martesës sonë”, tha Jemal (31), i cili për Anadolu Agency (AA) zbuloi se gruaja e tij Kebedech (29) do të agjërojnë dhe do të lutet gjatë Ramazanit.

“Unë gjithashtu e ndjekë atë në çdo festë fetare dhe agjërim”, tha Jemal, duke shtuar se martesa e tyre e përzier është pasqyruar në emrat e dy fëmijëve të tyre.

“Ismael dhe Issac janë emrat muslimanë dhe krishterë, ashtu që fëmijët i përkasin dy feve dhe të bëhen atë që ata duan të jenë. Por, sipas mësimeve islame dhe marrëveshjes tonë, ata tashmë janë muslimanë. A po jo?” tha Jamal me një buzëqeshje duke iu drejtuar gruas së tij.

“Kjo është traditë në Etiopi. Ata i përkasin besimit që më kanë pranuar plotësisht”, tha Kebedech.

Sipas dijetarit islam Ahmed Aburrahmanu, Ramazani në këtë vend të Afrikës lindore gjithmonë është pritur bashkërisht nga muslimanët dhe të krishterët.

“Këtu nuk ka ndarje. Nuk ka vendbanime ekskluzivisht të krishtera, as vendbanime ekskluzivisht muslimane. Ne kemi jetuar si një bashkësi unike dhe me lidhje të forta që nga koha kur Islami ka ardhur në Etiopi”, tha Aburrahman.

“Që atëherë bashkatdhetarët tanë të krishterë na bashkohen gjatë iftarit dhe lutjeve. Ne gjithashtu jemi me ta gjatë Kreshmës kur përgatiten për Pashkë dhe kalojmë kohë të mirë gjatë pushimeve”, dijetari islam.

Gjatë muajit të Ramazanit, punëdhënësit e krishterë lejojnë mungesën e pakushtëzuar të punëtorëve muslimanë, që ka hasur në mbështetjen e të gjithë komunitetit.

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, muajit më të zgjedhur dhe më të shenjtë të muslimanëve, tregu i qytetit Adis Abeba është i mbushur me qytetarë dhe amvise të cilat aftësitë e tyre më së shumti i tregojnë gjatë këtij muaji.

Në Etiopi, e cila është njëra nga vendet e para të krishtera në botë, muslimanët sunitë përbëjnë rreth 34 përqind të popullsisë së përgjithshme që sipas vlerësimeve ka rreth 97 milionë banorë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit