0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqi, shkalla e papunësisë zvogëlohet për 0.5 përqind

Më të lexuarat

Shkalla e papunësisë në Turqi në muajin mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u zvogëlua për 0.5 përqind dhe tashmë është 10.1 përqind.

Shkalla e papunësisë në Turqi në muajin mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u zvogëlua për 0.5 përqind dhe tashmë është 10.1 përqind. Në këtë periudhë numri i të papunëve u zvogëluar për 46 mijë persona. Aktualisht numri i të papunëve ka rënë në 3 milionë e 23 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) shpalli statistikat e punës në lidhje me muajin mars.

Shkalla e papunësisë në muajin mars në krahasim me një muaj më parë u zvogëlua për 0.8 përqind. Shkalla e papunësisë në muajin paraprak ishte 10.9 përqind.

Në të njëjtën periudhë papunësia jobujqësore u zvogëlua për 0.7 përqind duke rënë në 11.9 përqind. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë e grup moshës 15-24 vjeç me një zbritje prej 1.6 përqind ka rënë në 17 përqind. Kjo shkallë në grup moshën 15-64 vjeç me një zbritje prej 0.5 përqind shënoi rëni në 10.3 përqind.

Numri i të punësuarve, në muajin mars në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar u rrit në 1 milion e 40 mijë duke çauar në total në 26 milionë e 993 mijë numrin e të punësuarve. Shkalla e punësimit me një rritje prej 1.1 përqind arrin në 46.1 përqind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit