9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Projekti i Kinës për “Qytetin Musliman” dhe synimet e saj

Më të lexuarat

Kina e cila po synon ta bëjë sa më të ndjeshme praninë e saj në botën arabe dhe e cila për herë të parë ka zyrtarizuar një plan i cili quhet “Dokumenti i Politikës për Botën Arabe”, me projektin e saj “Qyteti Botëror Musliman”, po përgatitet të hedhë një tjetër hap. Projekti i cili njihet ndryshe edhe me emrin “Parku Kulturor Hui” nisi të ndërtohet në vitin 2012 në perëndim të vendit, në afërsi të Yinchuan, aty ku jetojnë qytetarë kinezë të besimit Islam. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Kina e drejtuar nga një sistem komunist e cila ka ndarë një shumë prej 3.7 miliardë dollarësh për një projekt jo në rajonin Sinxhan, por në perëndim të vendit atje ku jetojnë muslimanë kinezë, krahas një mesazhi ndaj muslimanëve në të gjithë botën, tregon edhe një përpjekje për rritjen e imazhit, nxitjen e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shpirtërorë mes saj dhe botës Islame.

– Afrimi i vendeve arabe me Kinën-

Kina që prej viteve 1980, kohë në të cilën ka filluar një program mbi rritjen ekonomike për të përfituar sa më shumë nga burimet energjitike, me në krye naftën, është afruar shumë me botën arabe. Ndërsa në vitet 2000 Kina krahas rritjes ekonomike po kthehej edhe në një qendër fuqie politike. Kina e cila tregoi një zhvillim të konsiderueshëm edhe në këtë pikëpamje nuk kishte më marrëdhënie vetëm në fushën ekonomike dhe tregtare me vendet e botës, por edhe përtej saj. Në këtë kontekst Kina zhvilloi marrëdhënie të mira me botën arabe, fusha e të cilave ishte zgjeruar shumë, duke përfshirë këtu që nga bashkëpunimet ushtarake deri tek investimet infrastrukturore dhe kreditë. Ndërkohë këto marrëdhënie i pasuan konferencat e shumta të miqësisë, marrëdhënieve mes vendeve si dhe dialogut mes civilizimeve.

Ky evolucion ishte padyshim një reflektim i Kinës e cila ka synime të mëdha si ajo e të qenit një fuqi globale. Vizitat e Kryeministrit kinez, Shi Xhinping në Egjipt dhe Arabinë Saudite si dy nga vendet më të rëndësishme të botës arabe dhe pasqyrimi i “Dokumentit të Politikës ndaj Vendeve Arabe” tregonte që Kina nuk është e interesuar vetëm me këto dy vende. Përkundrazi, Kina e kishte marrë si një tërësi botën arabe dhe fenë Islame e cila është identifikimi i këtij rajoni. Në dokumentin në fjalë kjo gjë tregohet qartë ku thuhet që Kina do të marrë më së shumti “Bashkimin Arab” në konsideratë. Në marrëdhëniet e Kinës me botën arabe vihet re një fushë e gjerë bashkëpunimi e cila fillon me arsimin, energjinë dhe përfundon me proceset e paqes, median, kulturën dhe investimet. Ajo është duke kryer një evolucion në marrëdhëniet me këto vende, ashtu sikurse veproi me vendet e Afrikës në vitin 2015.

– Përmes Hui-ve një perceptim të ri fetar-

Politikat etnike të Kinës ndaj Ujgurëve të Sinxhanit dhe kthimi i tyre në dhunë, ka bërë që ky vend të punojë për të treguar që muslimanët aty nuk përbëhen vetëm nga Ujgurët. Duke ndërtuar “Qytetin e Muslimanëve” në perëndim të vendit Kina kërkon të nxjerrë në pah një rajon ku jetojnë muslimanët me të gjitha të drejtat e tyre. Populli i kësaj zone që ka pranuar Islamin kohë më parë njihet ndryshe si Muslimanët e Hui-t. Kina është e bindur se marrëdhëniet me këtë pjesë të popullsisë e cila është nga e njëjta rrënjë civilizimi, por e besimit Islam, do të jetë më e mirë se sa ajo me Ujgurët.

Nga ana tjetër mund të thuhet se Kina me sistemin drejtues komunist, me projektin “Parku Kulturor Hui” synon të nxisë dhe të nxjerrë në pah një kulturë dhe jetesë fetare me dorën e saj. Në këtë perspektivë shteti i Kinës është duke ngritur një qytet musliman ku nuk do të mungojnë edhe ambiente dhe godina të shumta kushtuar kulturës dhe civilizimit Islam. Kështu Kina synon ngritjen e një imazhi të ri duke ndërtuar “Qytetin Musliman Kinez”. Por kjo të sjellë në mëndje se shteti kinez duket se nuk do të mjaftohet me këto ndërtime. Kina pritet të implementojë ideologjinë e saj zyrtare dhe do ta përpunojë atë përmes kanaleve të saj sociologjike./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit