3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Izraeli ndalon qarkullimin e palestinezëve gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Pas sulmit të përgjakshëm në Tel Aviv, Izraeli ka ndaluar qarkullimin e palestinezëve gjatë muajit të Ramazanit

Ushtria e Izraelit ka shfuqizuar të gjitha lejet për palestinezët për të vizituar Izraelin dhe për të udhëtuar jashtë vendit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky vendim është marrë pasiqë dy sulmues palestinezë kanë vrarë të mërkurën në mbrëmje së paku katër izraelit dhe plagosën pesë të tjerë, gjatë sulmit të ndërmarrë në Tel Aviv.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se kanë ngrirë 83 mijë leje për palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës, të cilët tani nuk do të kenë mundësi të vizitojnë familjet e tyre në Izrael, që të marrin pjesë gjatë lutjeve në Jerusalem dhe që të udhëtojnë në botën e jashtme nga aeroporti i Tel Aviviv.

Krahas kësaj ushtria izraelite ka ngrirë lejet për punë në Izrael të 204 të afërmve të dy sulmuesve.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Stejt Departmenti amerikan dhe Parlamenti i Evropës kanë dënuar sulmet në Tel Aviv.

Sulmet janë ndërmarrë në dy lokacione, në afërsi të një qendre të popullarizuar tregtare në Tel Aviv.

Që të dy sulmuesit janë arrestuar, ndërsa njërit prej tyre i është ofruar ndihma mjekësore, pasiqë është plagosur./ 21Media

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit