3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Serbët e veriut janë bërë gati për zgjedhje

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e serbëve të veriut janë bërë gati për t‘i mbajtur zgjedhjet lokale më 6 maj, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të Qeverisë në Beograd që këto zgjedhje të mos mbahen, sepse janë jashtë Rezolutës 1244. Udhëheqësit ilegalë të veriut kanë konfirmuar se janë bërë gati që më 6 maj të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pengesë zgjedhjet lokale.

Ndërsa ministri Bajram Rexhepi, tha se do të konfiskohet materiali zgjedhor në rast se zbulohet, ndërsa rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë se nuk do të lejojë organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Mirëpo, ky kërcënim i Rexhepit nga serboveriorët konsiderohet si qesharak. “Është kërcënim qesharak i Rexhepit. Fillimisht, siç e kam thënë, po e them edhe sot që Rexhepi për t’i ndalur zgjedhjet fillimisht duhet të vijë tek ne, e siç e di edhe vetë ai, që tek lokaliteti ynë nuk mund të vijë. Po ashtu i bëj me dije atij dhe gjithë të tjerëve se ne tashmë materialin zgjedhor e kemi të siguruar dhe jemi gati për zgjedhjet e 6 majit”, është shprehur për media serbe Marko Jakshiq, njëri prej udhëheqësve të të ashtuquajturit kuvend i komunave në veri. Kryetari paralel i komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka siguruar se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen sidomos në komunën e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Shtërpcës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit