-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anne Frances Beaumont: Pioniere e arsimit islam në Australi

Më të lexuarat

Silma Ihram (e lindur Anne Frances Beaumont në vitin 1954) është një australiane që ka pranuar Islamin rreth 30 vjet më parë. Ajo ka themeluar dhe drejtuar më parë shkollën ‘Noor Al Houda Islamic College’ në Sidnei.
Ajo mbaroi fakultetin në degën e Biologjisë Marine në Universitetin James Cook.Kur u rrit ajo u bë baptiste e më pas e krishterë e rilindur (born-agian christian) në vitin 1968 dhe mori pjesë aktive në detyra misionare në fund të viteve 60-të dhe në fillim të viteve 70-të.
Në vitin 1976, gjatë një udhëtimi në Indonezi, ajo pati një frymëzim personal që i thoshte të bëhej muslimane dhe kështu ajo u konvertua në Islam. Më pas ajo ndërroi emrin në Silma Ihram. Edhe bashkëshorti i saj irlandez, edhe ai katolik, pranoi Islamin. Më pas ajo u regjistrua në universitet sërish dhe mbaroi studimet në drejtimin gjuhë indoneziane dhe histori. Në vitin 1979 ajo themeloi një qendër që u quajt Dyqani dhe Qendra e Grave Muslimane dhe themeloi shkollën «Noor Al Houda Islamic College», të cilën e drejtoi gjithashtu për një periudhë kohore. Ajo ka titullin Master për Administrim Arsimi dhe është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Australian për Arsimin Islam.
Ajo është autore e dy librave, Bridges of Light dhe Islamic Parenting, dhe producente e një videoje edukative në arabisht me titullin Vitet e tyre të para.
Ajo është Zëvendëspresidente e Rrjetit Kombëtar Australian të Grave Muslimane si dhe Këshilltare e Arsimit për Akademinë Australiane Ndërkombëtare. Silha Ihram, nënë e gjashtë fëmijëve, ka marrë në vitin 2002 Medaljen e Shekullit, kurse në vitin 2005 u zgjodh Gruaja Muslimane e Vitit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit