0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rama: Bashkimi i forcave tona është domosdoshmëri

Më të lexuarat

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka filluar mbledhja e tretë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në fjalën hyrëse të kësaj mbledhje, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se delegacioni i Shqipërisë ndodhet në shtëpinë e tyre në Kosovë, duke shtuar se shpreson qe këto mbledhje në të ardhmen të jene të zakonshme.

Sipas tij, “thellimi i bashkëpunimit mes dy qeverive është interesa i qytetarëve tonë, nacional e shtetëror,andaj ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët për të çuar proceset përpara”.

“Kjo është rast i mirë për të falënderuar qeverinë tuaj dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore që ne kemi nga ju”, ka thënë Mustafa duke iu referuar ndihmës së Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Kryeministri Mustafa ka treguar para ministrave të dy qeverive sukseset që ka arritur Kosova në muajt e fundit. Sipas tij, Kosova po kurorëzon progresion e madh në shumë fusha dhe sipas tij, “arritjen janë evidente”. Ai ka përmendur në këtë kontekst rekomandimin për liberalizmin e vizave si dhe anëtarësimi në UEFA e FIFA.

Por, ai ka thënë se i gëzohet sukseseve jo vetëm në Kosovë.

“Gëzohemi për sukseset pa marrë parasysh se në cilën anë ndodhin, në Shqipëri apo Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, në fjalën e tij në mbledhje, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se së bashku kemi transformuar kufirin nga një hendek ndarës në një urë të re bashkëpunimi që forcohen bashkëpunimi.

“Nga ky bashkëpunim lindi dhe ideja për krijimin e hapësirës së përbashkët energjetike mes dy vendeve; brenda pak jave të ardhshme do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkoneksionit që lidh përfundimisht autostradës energjetike mes Shqipërisë e Kosovës dhe çel një fazë të re për zhvillimin e kësaj hapësire të përbashkët”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për marrëveshje të tjera bashkëpunimi mes dy vendeve, siç janë planprogramet e përbashkëta në arsim, bashkëpunimi në bujqësi e të tjera.

“Është momenti për të shkuar më tutje sepse kemi bërë shumë, por ka ende shumë për tu bërë për të shembur të gjitha barrierat jotarifore, njësimit të politikave dhe strategjive në të gjithë sektorët dhe të konsolidojmë themelet e një hapësirë mbarëkombëtare në rajon”, ka shtuar ai.

“Bashkimi i forcave tona është një domosdoshmëri”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se bashkimi kombëtar, por brenda Bashkimit Evropian, është frymëzim i qeverive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit