3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkëndia të urtësisë

Më të lexuarat

Shkëndia të urtësisë
Përgatiti: Dr. ALI ILJAZI

Thënie të Othmanit r.a.

“Tri gjëra më janë të dashura nga dunjaja: ushqimi i të uriturit, veshja e të leckosurit dhe leximi i Kur’anit.

* * *

Ëmbëlsirën e ibadetit e kam gjetur në katër gjëra:

Në kryerjen e detyrimeve të All-llahut,

Në largimin ndaj harameve (të ndaluarave) të All-llahut,

Në urdhërimin e veprave të mira duke kërkuar shpërblimin e All-llahut,

Në largimin e njerëzve nga gjërat e shëmtuara duke u frikësuar nga hidhërimi i All-llahut.

* * *


Katër gjëra nga jashtë janë vyrtyt, nga brenda detyrim:

Shoqërimi me njerëzit e urtë është vyrtyt, dhe për të qenë pranë tyre është detyrim,

Leximi i Kur’anit është vyrtyt, ndërsa

veprimi sipas Kur’anit është detyrim,

Vizita e varrezave është vyrtyt, ndërsa përgatitja për varr është detyrim,

Vizita e të sëmurit është vyrtyt, ndërsa për ta marrë këshillën nga i sëmuri është detyrim.

* * *

Besimtari i sigurtë (mu’min) përjeton gjashtë lloje të frikës:

Nga ana e All-llahut të madhërishëm, që të mos ia privojë (marrë) imanin (besimin),

Nga ana e meleqëve (shkruesit e ndershëm), që të mos i regjistrojnë diç për shok të cilit do të turpërohej në Ditën e gjykimit,

Nga ana e djallit, që të mos ia prishë veprat e mira,

Nga ana e melekut të vdekjes, që të mos ia merr shpirtin papritmas, përderisa ai është i papërgatitur (gaftet),

Nga ana e dunjasë (kësaj bote), e të harrojë Ahiretin (botën tjetër),

Nga ana e familjes (bashkëshortja dhe fëmijët), le të mos stërngarkohet për së tepërmi rreth tyre, dhe ata ta shmangin nga përmendja e All-llahut të madhërishëm.

* * *

Pesë shenjat e njeriut të devotshëm (të ruajtur) janë:

Shoqërohet me ata që ia fuqizojnë dhe plotësojnë imanin (besimin),

Ruan epshet dhe gjuhën,

Kur e godet një grusht i rëndë nga dynjaja, atë e sheh si dënim, ndërsa kur i ndodh një gjë e vocërr nga feja, atë e shfrytëzon dhe e merr si këshillë,

Nuk e mbush barkun as me ushqim hallall (të lejuar) duke u frikësuar se mos në atë ushqim është përzier diç nga harami (e ndaluar),

I sheh të gjithë njerëzit tjerë të shpëtuar, ndërsa vehten e sheh sikur është i mbaruar.

* * *

Përcillet nga Othmani r.a., i cili e ka lexuar versetin e Kur’anit fisnik:

“Përsa i përketë murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata të dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre…” (EL Kehf, 82)

dhe më pastaj e vijoi shpjegimin:

“Ai thesari përbëhej nga një pllakë e artë, në të cilën ishin shkruar 8 (tetë) rreshta, në të cilët thuhej:

Çuditem me atë që e ka njohur vdekjen, dhe përsëri qeshet,

Çuditem me atë që e ka njohur dunjanë kaluese, dhe përsëri vrapon pas saj,

Çuditem me atë që është i njohur se çdo gjë është e dhënë në sasi të përcaktuar, dhe përsëri brengoset kur i humbë,

Çuditem me atë që është i vetëdishëm për dhënjën e llogarisë dhe pëgjegjësisë para Allahut, dhe përsëri grumbullon pasuri,

Çuditem për së tepërmi me atë që e njeh zjarrin që e ka djegur dhe përsëri bën gabime,

Çuditem me atë i cili e ka njohur Allahun me njohuri të sigurtë dhe përsëri përmend tjetër kënd përveç Allahut,

Çuditem me atë që ka njohuri të sigurtë për Xhennetin dhe përsëri kërkon qetësi (rehati) në dunja (në këtë botë),

Çuditëm me atë që e njohu djallin si armik dhe përsëri i bindet urdhëresave të tij.

Kur njeriu kërkon diturinë e Kur’anit dhe diturinë në përgjithësi në emër të Allahut xh.sh., kjo patjetër duhet të shihet në imanin, përultësin, devotëshmërin, shpirtëmadhësinë dhe thjeshtësin e tij.

* * *

Kur’ani është ilaç i shërimit për besimtarin dhe udhërrëfyes i të devotshëmve. Kush është udhëzuar në bazë të tij ka arritur, ndërsa kush e ka refuzuar Kur’anin ka dështuar.

* * *

Njerëzit që lexojnë Kur’anin e nuk veprojnë sipas tij, janë njerëzit më të këqinjë. Sepse nuk ndjekin rrugën e Kur’anit, Allahu e ka lëshuar mallkimin mbi ta, dhe i mallkojnë të gjithë ata që kanë këtë detyrë.

* * *

Te njeriu i mençur gjuha është pas zemrës dhe kur dëshiron të thotë diçka, së pari mendon mirë. Nëse kjo do të jetë e dobishme, atëherë e thotë, në të kundërtën hesht. Ndërsa tek i padituri zemra është pas gjuhës. Ai flet sa herë që do dhe duke mos menduar mirë.

* * *

Njeri! Nuk përbëhet feja prej asaj që ti të tregohesh para njerzve se je besimtar, gjersa mashtrohesh me dëshira të kota. Besim i vërtetë është ai i cili është skalitur thellë në zemër dhe të cilin e vërtetojnë veprat e mira të njeriut.

* * *

Njeriu i përkryer është ai, te i cili gjenden këto katër gjëra:

Besimi i cili e udhëzon

Mendja pas të cilës shkon.

Prejardhja bujare e cila e ruan dhe

Trupi i cili i mbron dinjitetin.

* * *

Mos u bë i lakmueshem, nuk do të poshtrohesh.

Mos kërko prej njerzve, nuk do të paksohet (pasuria) ndërsa ti do të mbetesh njeri.

Nëse nuk je i butë, tregohu i butë

Nëse nuk je i ditur, përpiqu të mësosh.

Njeriu kryesisht është si ai me të cilin shoqërohet.

* * *

Dy gjëra nuk ndahen kurrë: lakmia dhe urrejtja.

Njëriu udhëheq mbi mendjen, me fisnikëri dhe shpirtë madhësi.

* * *

Mos i shko askujtë, përveq atij të mirës së të cilit i shpreson, nga pushteti i të cilit nuk frikësohesh, mëshirën e të cilit e pret dhe me mençurinë e të cilit mund të stolisesh

* * *

Sëmundja e pastron trupin siç e pastron zeqati pasurinë.

Kërko kënaqësinë në tri gjëra: në namaz, në leximin dhe kuptimin e Kur’anit dhe në dhikër.

Kënd nuk e largon namazi i vet nga veprat e këqija, e largon nga Allahu xh.sh. dhe e tërhek hidhërimin e Tij në vete.

* * *

Njëriu gjithnjë është në mes të tri gjërave:

Sprovës e cila vjen

Të mirës e cila kalon

Vdekjes e cila i merr të gjitha.

* * *

Tri dështime të mëdha janë:

Udhëheqësit të cilit i përkulesh, e ai të mashtron.

Fqinji i cili e përhap të keqen tënde, ndërsa e fsheh të mirën tënde.

Varfëria e cila sjell dhembje.

* * *

Tre përsona asesi nuk mund të konsiderohen të përgojuar:

I shfrenuari i hapët – mëkatari kur dëshiron të tregohet shfrenueshmëria e tij.

Novatori në fe – kur të tregohet përtritja e tij dhe

Udhëheqësi tiran (pushtetmbajtësi) kur i tërhiqet vërejtja për tiraninë e tij.

* * *

Mjer për njeriun! All-llahu nuk e ka krijuar asnjë krijesë tjetër të vuajë prej kësaj bote siç vuan njeriu.

O njeri, zvogloje të qeshurit tënd, sepse të qeshurit e tepërt e ngrin dhe e mbyt zemrën, e bartë gëzimin e vërtet, e zvoglon trimërinë dhe të shquarin e bën të poshtër.

Ekzistojnë 3 lloje njerëzish:

Njeri i kompletuar i cili ka mendimin e drejtë por edhe këshillohet me të tjerët.

Gjysmë njeri është ai i cili ka mendimin e drejtë por nuk këshillohet me të tjerët.

Njeri por s’është njeri, është ai që nuk mendon fare dhe nuk këshillohet me të tjerët.

* * *

Për shok tëndin zgjidhe njeriun me këto virtyte (tipare)

– punëtor

– i devotshëm (i ruajtur, i pastër)

– intelegjent (i zgjuar)

dhe ruaju nga:

– përtaci

– endacaku

– llomotitësi (që s’pran duke folur)

– njeriu i prishur dhe

– ngatërrestari

* * *

Të mbajturit mend është dhunti e Allahut madhërishëm. Ndërsa dhuntinë e Tij nuk ia dhuron mëkatarit.

Të mbajturit mend e ndihmojnë këto gjëra:

– përdorimi i misvakut,

– mjalti,

– tamjani me sheqer,

– 21 kokrra rrushi esëll në mëngjez.


Ndër shkaqet e harresës numërohen:

– mosbindja ndaj Allahut xh.sh.,

– mëkatet e shumta,

– brengat,

– depresioni

– angazhimi i tepërt fizik e psikik

– lidhshmëria e tepërt me njerëzit.

* * *

– Kur njeriu arrinë pjekurinë mendore, flet më pak.

– Bëhu i bindur në namazin e dikujt, nëse përshperitë.

– Të folurit është zbukurim, ndërsa heshtja shpëtim

– Edhe nëse flet mos tejkalo kufirin.

– Për heshtjen kurr nuk jam penduar, ashtu siç jamë penduar shumë herë, kur kam folur.

* * *

Një pasanikut iu sëmur i biri. As mjekët e as astrologët nuk ia gjetën barin shërues. Shokët e këshilluan babain e brengosur:

– Të këshillojmë ta lexosh tërë Kur’anin për shëndetin e birit tënd apo të presh kurban dhe t’ua ndash të varfërve.

Duke menduar për këtë këshillë pasaniku tha:

– Më mirë është ta lexoj Kur’anin, sepse kopeja e bagëtisë është larg!

Kur dëgjoi për këtë një dijetar i devotshëm (i ruajtur) tha:

– Pasaniku i dha përparsi leximit të Kur’anit (hatmës), sepse Kur’anin e ka në maje të gjuhës, ndërsa kopenë e bagëtisë (pasurin) e ka në mes të zemrës!

* * *

Një besimtar duke falur namazin, kur erdhi te fjala: Ij-jake na’budu – Vetëm ty të adhurojmë! i foli ndërgjegja e tij që s’ësht duke thënë të vërtetën, sepse at namaz është duke e bërë për njerëzit duke i adhuruar ata, për këtë shkak e ndërpreu namazin. Në namazin e ardhshëm iu përsërit e njëjta gjë dhe ndërgjegja në këtë rast i tha se e adhuron bashkëshorten, ndërsa në namazin tjetër, ndërgjegja i tha se adhuron pasurinë, të cilën ua shpërndan të varfërve.

Në namazin tjetër, ndërgjegja i tha:

– Nëse qëndron pas asaj që fletë atëherë je nga ithëtarët e sinqert të Allahut!

* * *

Ebu Hasan Shaziliu këshillonte:

– Nëse dëshiron të përsosësh imanin (besimin) tënd, zbukuro sjelljet tua. Nëse dëshiron që të dojë Allahu, merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Nëse dëshiron të jeshë në radhët e larta të besimtarëve të zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e Allahut. Nëse dëshiron që të takosh Allahun në Ditën e Gjykimit, duhesh të jeshë tërësisht i pastërt dhe pa mëkate, atëher rregullisht pastrohu nga ndyesia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tërë trupin ) çdo xhuma (të premte).

Nëse dëshiron që në Ditën e Gjykimit të ringjallësh në dritë dhe i sigurt nga dënimi, mos i bën dëm asnjë krijese të Allahut! Nëse dëshiron që të paksohen gabimet, atëherë pandërprerë të bësh <istigfar>. Nëse dëshiron të jesh njeriu më i fuqishëm, tërësisht mbështetu te All-llahu. Nëse dëshiron që Allahu t’i mbulojë të metat tuaja, mbuloi të metat e të tjerëve. Nëse dëshiron që të fshihen tërësisht mëkatet tuaja, lutju pandërprerë Allahut për falje, bëhu i ruajtur, e i përulur dhe vazhdimisht bën vepra të mira!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit