Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu u takua në darkën e shtruar në Pallatin Dollmabahçe për nder të të ftuarve që marrin pjesë në konferencën me temë “Zgjimi Arab dhe Paqja në Lindje të Mesme: Perspektivat Myslimane dhe Kristiane”, që filloi punimet në Stamboll.
Ai kërkoi që të mbahet një qëndrim i përbashkët kundër luftërave dhe shtoi: “Në Lindje të Mesme ne jemi të gjithë brenda varkës së Noa-s, ose do të dalim të gjithë sëbashku nga kjo furtunë ose do të mbetemi ballë për ballë tragjedive të mëdha”.
Davutollu nënvizoi se ndjejnë respekt për të gjithë ata që përpiqen në emër të krenarisë së njerëzimit. “Atë që duam për Egjiptin, për ata që dolën në Tahrir, për ata që dolën në Bengazi, duam edhe për Damaskun, Halepin. Për ne nuk ka ndryshim nëse janë suni ose alevi, shiit apo të krishterë. Ne mbrojmë traditën e lashtë të Lindjes së Mesme dhe ndjejmë respekt për të gjithë ata që ngrihen në këmbë në emër të njerëzimit dhe unë i përshëndes ata që këtu” tha Ministri Davutollu.
Davutollu, pretendimeve se “Turqia mbështet sunitë në Siri” ju përgjigj duke thënë se është mbrojtësja e të gjithë të vuajturve në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm turk bëri thirrje për ndërtimin e një Lindje të Mesme me një vizion të përbashkët. “Ejani dhe flasim nga shpirti në shpirt, të bëhemi një e palë e vetme ndaj atyre që përpiqen ti eliminojnë këto shpirtra. Takohemi në një vend të vetëm dhe me një zë që buçet të thërrasim se, ne do ta rindërtojmë këtë rajon, qytetet do ti bëjmë ti bëjmë qytete paqeje e mëshire. Mos të përjashtojmë asnjë shoqëri por të themelojmë shoqëri që ndjejnë respekt ndaj çdo lloj gjuhe, etnike, ngjyre e sekti fetar” tha shefi i diplomacisë turke.kohaislame