Beteja e ashpër për qytetin e dytë sirian, Aleppo, që po zhvillohet prej muajit të kaluar midis forcave të regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe kryengritësve, ka lënë shumë civilë të vrarë, ku kufomat e disave po kalben nëpër rrugë.
Edhe pse shifrat e të vrarëve nuk mund të konfirmohen zyrtarisht, aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se kanë informata të besueshme se të mërkurën dhe të enjten nga bombardimet e ushtrisë siriane, janë vrarë dhjetëra njerëz, duke përfshirë shumë civilëve.
Edhe i dërguari i OKS-së, Lakhdar Brahimi, ka thënë se numri i të vrarëve është shumë i madh, dhe e ka përshkruar situatën si katastrofale.
AFP, e cila i ka edituar këto fotografi, shkruan se Aleppo është shkatërruar pothuajse plotësisht nga altileria e Assadit, ndërsa kalbja e kufomave të civilëve të vrarë sirianë nëpër ttugët e qytetit, është bërë “fotografi” që mund të shihet përditë.
Zgjidhje politike të krizës në këto momente duket si një mision i pamundur, pasi të dyja palët kanë shkuar aq larg sa që tani “nuk ka kuptim” të heqin dorë.
Sipas AFP-së, ndoshta vetëm një formë e ndërhyrjes ushtarake nga jashtë do të ndërpriste gjakderrdhjen, përkundër faktit se Rusia dhe Kina do të kundërshtojnë. “Është e qartë se pas kësaj lufte të tmerrshme, vetëm njëra palë do ta merr pushtetin në dorë, por atëherë Siria, ku prej 20 muajsh ka nisur kryengritja kundër regjimit të Assadit, do të jetë e shkatrruar. Ndërsa mbi 20 mijë sirianë të vrarë, shumica civilë, nuk do të kthehen më kurrë në këtë botë”./BS/kohaislame