Sipas lajmit të dhënë në adresën ‘howStuffWorks’, pa parë llojin e ilaçit, efektet anësore më të përhapura janë përzierje, të vjella, reaksione alergjike, pagjumësi, rrahje zemre dhe vartësi. Prandaj nëse duhet të merrni ilaçe lexoni me kujdes fletën e ilaçit në të cilën shkruhen dhe efektet anësore që mund të japë ai. Ja dhjetë efektet anësore që shkaktojnë ilaçet:
1. Deformime të lindura: Ilaçi Thalidomide i cili filloi të rekomandohej me recetë që në vitin 1950 është përdorur nga mijëra gra shtatzëna në 50 shtete të botës për të fjetur më mire dhe për të ndërprerë të vjellat. Por pohohet se ilaçi nuk është i sigurt për gratë shtatzëna. Afërsisht 10 mijë gra të cilat përdorën këtë ilaç gjatë viteve 1956-1962 lindën fëmijë me deformime të ndryshme si (pa krahë apo pa këmbë, deformime të këmbëve dhe duarve). Edhe ilaçi Accutane i cili përdoret shumë në kurimin e akneve mund të shkaktojë fekomali (deformime në trup). Prandaj është shumë e rëndësishme që para se të fillojë përdorimi i këtij ilaçi të dihet nëse gruaja është apo jo shtatzënë.
2. Vetëvrasje: ilaçi Lariam është përgjegjës për vetëvrasjen e disa ushtarëve. Ushtria e SHBA ndaloi përdorimin e këtij ilaçi në vitin 2005 tek marinarët. Bëhet e ditur që të sëmurët të cilët përdorin ilaçin antidepresiv mendojnë të vetëvriten. Në vitin 2003 FDA vendosi që ky ilaç të mos u rekomandohet fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18vjeç.
3. Sjellje të detyruara: efektet anësore të të gjitha ilaçeve nuk janë vetëm fizike, disa prej tyre mund të ndryshojnë sjelljen e personit. Tek disa të sëmurë që kanë përdorur ilaçin Mirapex janë vënë re probleme në mënyrën e të sjellurit, ndërkohë që personat kumarxhi kishin filluar të konsumoni alkool, atë të cilët nuk kishin luajtur asnjëherë bixhoz e kumar në jetën e tyre filluan të shkonin të paktën një here në javë në kazino ose të kalonin orë të tëra para lojërave të fatit. Si një shembull konkret kemi një njeri i cili kishte përdorur ilaçin Mirapex,në vitin 2008 hodhi në gjyq firmat Pfizer dhe Boehringer për shkak të varësisë që ilaçi i kishte shkaktuar ndaj bixhozit dhe nga ky gjyq fitoi 8,2 milion dollarë dëmshpërblim.
4. Probleme në kontrollimin e zorrëve: ka shumë ilaçe të cilat të ndihmojnë në dietë. Një pjesë e tyre kanë efekte të pakëndshme. Hapi për dobësim Xenical është prodhuar për të parandaluar përthithjen e yndyrnave në trup dhe për të pakësuar kaloritë e përdoruesve. Studiuesit të cilët bënë një eksperiment klinik pohuan se ky hap mundëson nxjerrjen nga trupi të vetëm 30% të yndynave. Të sëmurët që përdorën këtë ilaç ishin të detyruar të konsumonin të paktën 15 gr yndyrë. Kur konsumonin më shumë se sasia e rekomanduar pas buke vihej re një aktivizim i zorrëve të cilin të sëmurët nuk mund ta kontrollonin. Përveç kësaj janë shfaqur edhe efekte të tjera anësore si gazra, sekrecione, diarre, shkuarje e shpeshtë në banjë .
5. Sjellje të çuditshme në gjumë: disa ilaçe mund të bëhen shkak që të sëmurët të shohin ëndrra të pakëndshme, somnambulësh dhe të shfaqjes së sjelljeve të dhunshme në gjumë. P.sh ilaçi Chantix që të ndihmon në lënien e cigares mendohet se shkakton ankthe dhe ëndrra të frikshme dhe hap rrugën e terrorit të natës. Përveç kësaj ilaçet Lunesta dhe Ambien që jepen për pagjumësi mund të shkaktojnë të njëjtat efekte anësore. Efekti anësor i ilaçit nuk është vetëm shfaqja e somnambulizmit. Efekte tjera janë si ngrënia, bisedat telefonike dhe përdorimi i makinës gjatë kohës që personi është në gjumë.
6. Haluçinacionet: Mirapex shkakton halucinacione. Të sëmurët me Parkinson që përdorin ilaçin theksuan se shohin gjarpërinj që zvarriten nëpër mur. Në vitin 2000 FDA vendosi që para përdorimit të ilaçit Lariam i cili bëhet shkak për shfaqjen e haluçinacioneve duhet të informohemi rreth të kaluarës së të sëmurit nëse ka kaluar depresion apo ndonjë psikozë tjetër.
7. Urinë me ngjyrë: disa ilaçe të rekomanduara me recetë mund të ndryshojnë ngjyrën e urinës. Ilaçet si Phenazopyridine që përdoren për të kuruar infeksionet e rrugëve urinare i japin urinës ngjyrë të kuqe. Edhe ilaçet si Flagyl, Furazolidone apo Aldomet që përdoren nga gratë shtatzëna për të kuruar tensionin e lartë mund ta errësojnë urinën. Kur ilaçi Phenolphthalein përdoret për një kohë të gjatë e kthen urinën në ngjyrë vishnje. Edhe ilaçi Elavil që përdoret si antidepresiv tek fëmijët që lagin natën apo Roxabin që përdoret për çlirimin muskular e ngjyrosin urinën me ngjyrë jeshile. Edhe Dyrenium e kthen urinën tuaj në ngjyrë të kaltër.
8. Probleme në shikim dhe në shqisat e tjera: Ndërkohë që disa ilaçe të lënë në gojë një shije të hidhur disa të tjerë mund të ndryshojnë shqisën tuaj të të shijuarit. Vasotec që përdoret për kurimin e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës ndikon në pesë shqisat tuaja. Zhduk shqisën e nuhatjes dhe të shijuarit, shkakton oshëtimë në vesh dhe një shikim të turbullt.
9. Dhimbje dhe djegie: Allegra si ilaç alergjie shkakton dhimbje shpine dhe muskulare. Ndërsa Lipitor përveç shkaktimit të lodhjes muskulare bëhet shkak edhe i djegies dhe paralizimit.
10. Humbje kujtese: Humbja e kujtesës mund të rrjedhë dhe nga ilaçet. Tek disa përdorues të Mirapex është vënë disa here një humbje kujtese aftashkurtër. Ky efekt anësor shihet dhe tek ato që përdorin statinë për të ulur kolesterolin.