Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe kapiteni i FC Shkupi (ish Slloga Jugomagnat), Esad Çollakoviq. Atë e ka kujtuar me një postim në “Facebook”, ish-bashkëlojtari i tij tani menaxher i njohur Ertan Demiri.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Sot pas sëmundjes disavjeçare nga jeta u nda kapiteni ynë Esad Çollakoviq, baba i tre fëmijëve. Allahu e mëshiroftë”, ka shkruar në “Facebook”, Demiri. Ndryshe, Çollakoviq (46 vjeçar) gjatë karrierës së tij pos Slloga J. (Shkupi) ka luajtur edhe për Vardarin, Cementarnicën dhe Kumanovën, ndërsa sukseset më të mëdha i ka arritur pikërisht me skuadrën e FC Shkupi (Slloga J.) .
Stafi i portalit PORTALB, i shpreh ngushëllimet familjes Çollakoviq.