0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nëna me frytin e vdekur, pas 4 ditëve pranohet në Spitalin e Gjinekologjisë

Më të lexuarat

Pas katër ditëve, Nazmija Dalipi nga Gostivar u shtrua për intervenim në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup. Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore gjatë tre ditëve pritje, vëllai i saj tha se gjatë pranimit në gjinekologji ka pasur disa komplikime.

“Termini  i pranimit ishte e caktuar në 8 ora dhe e pranuan në ora 15. 30.  Derisa pranuan pati disa komplikime. E pranuan dhe ajo nënshkroi deklaratë, por aty nuk shkruan diagnoza dhe asgjë tjetër, vetëm emri dhe mbiemri. Se si do të rrjedh procedura do të presim. Këto 3 ditë ka pasur vetëm dhimbje koke”, u shpreh Malush Eminov, vëllai i Nazmijes.

Klinika Universitare për Gjinekologji – Akusheri distancohet nga përgjegjësia për rastin, duke thënë se pacientja ishte kontrolluar dhe është konstatuar se nuk ka pasur gjakderdhje të brendshme, por ka pasur problem të tjera kronike, për shkak të të cilave ndërhyrja mjekësore ishte caktuar për ditën e sotme.

“Nëse pacientja do të ishte në gjendje të rrezikshme, ndërhyrja do të ishte kryer në Gostivar. Nëse me datë 21 maj,  pacientja do të ishte në rrezik jete, sipas mjekëve të Gostivarit ajo do të ishte dërguar me ambulancë të shpejtë, e jo e njëjta të vjen me transport të vet, dy ditë më vonë. Nga spitali i Gostivarit asaj i është sugjeruar qysh atëherë të transferohet në Shkup, por ajo ka refuzuar”  thuhet në reagimin e klinikës për gjinekologji.”

Nga organizata joqeveritare Hera reagojnë për rastin, duke thënë se problem dhe pasoja për rastet e tilla është ligji për abort i sjellë në vitin 2013.

“Kemi grua që është lënë të pres 3 ditë dhe gjendja e saj është e rrezikuar. Mjekët e vërtetojnë këtë dhe kjo është ajo pjesë e nenit të ligjit që para ndalimit të shtatzënisë, çdo paciente  duhet të pres 3 ditë që të mendojë në mënyrë plotësuese se  a do të bëjë ndërprerje të shtatzënisë”, tha Drashko Kostovski, OJQ HERA.

Nazmije Dalipi nga Gostivari nga dita e hënë kishte pritur para dyerve të Klinikës së gjinekologjisë në Shkup për intervenim mjekësor me frytin e vdekur në bark.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit