2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Krismat e armëve në Siri dëgjohen nga fshatrat kufitare në Turqi

Më të lexuarat

Përtej kufirit të Turqisë, vazhdon të përjetohet një turp i madh njerëzor.

Krismat e armëve arrijnë deri në Turqi.

Ndërkohë vazhdon edhe “trafiku” në portën kufitare Xhilvegëz (Cilvegöz), nga ku nuk lejohet që të kalojnë nënshtetasit turq.

Ndihmat njerëzore për në Siri, kalojnë nga kjo portë kufitare.

Plumbat që kalojnë kufirin janë bërë shkak për zjarre në zonën malore në kufi. Ndërkohë në Turqi vazhdojnë të vijnë edhe sirianë të plagosur.

Për shkak se në Provincën Rejhanllë nuk ka më kapacitet, në oborrin e spitalit shtetëror, janë vendosur 6 kontejnerë.

Bëhet e ditur se kontejnerët do të përdoren për shërbimet e fizioterapisë dhe rehabilitimit.

Në Portën Kufitare të Xhilvegëz-it (Cilvegöz), nga ku është ndaluar hyrja dhe dalja e nënshtetasve turq, lejohet hyrja e të arratisurve sirianë.

Mësohet se nga kjo portë, hyjnë e dalin 700-800 sirianë në ditë .

Materialet e ndihmave njerëzore që ngarkohen nëpër automobil, duke kaluar nga porta kufitare në fjalë, dërgohen në Siri.

Ndërkaq rreth 8 mijë sirianë që strehoheshin përkohësisht në banesat në Kahramanmarash janë dërguar në qytetin çadër të ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 450 dynym.

Pritet që edhe rreth 3 mijë sirianë që gjenden në qytetin e Mallatjas të dërgohen në qytetin çadër në Kahramanmarash.

Sëshpejti pritet të inaugurohet edhe qyteti çadër, shumica e të cilit ka përfunduar dhe gjendet në Osmanije./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit