3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Takim parapërgatitor për Samitin e Ballkanit në Paris

Më të lexuarat

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit u takuan në mbledhjen parapërgatitore para Samitit.

Ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit u takuan në mbledhjen parapërgatitore para Samitit që do të organizohet në korrik nën patronazhin e Presidencës së Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e organizuar nga ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe Ministri pa Resor i Francës për Çështje Evropiane, Harlem Desir.

Krahas ambasadorëve të Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë në Francë, si përfaqësues të Bashkimit Evropian në mbledhje u bashkangjitën edhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, dhe Sekretari Gjeneral i Shërbimit Operativ të Jashtëm, Alain Le Roy.

Ayrault, në një deklaratë të shkurtër për media pas fotografimit të përbashkët, tërhoqi vëmendjen duke thënë se Franca për herë të parë po organizon një samit që do t’i sjellë në një vend të gjithë liderët e Ballkanit.

Duke u shprehur se qëllimi i mbledhjes është rritja e bashkëpunimit të shteteve të Ballkanit mes vete, Ayrault potencoi se Samiti në Paris është vazhdimësi e “Procesit Bërdo-Brijuni” që filloi me iniciativën e Sllovenisë në vitin 2013 dhe e takimeve që u organizuan në Berlin dhe Vjenë në kuadër të këtij procesi.

Ayarult tha se në mbledhjen parapërgatitore veçanërisht do të preken tema si bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës energjetike dhe komunikacionit, ndërkohë që tema rreth rinisë së Ballkanit do të zë vend në mesin e pikave më kryesore të mbledhjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit