0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Katër të krishterë britanikë ankohen në Strasburg

Më të lexuarat

Katër të krishterë britanikë, të cilët thonë se kanë humbur vendet e punës për shkak të besimit të tyre, kanë ngritur rastet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Nadia Eëeida dhe Shirley Chaplin, dy punonjës të kompanisë ajrore British Airëays, thonë se në vitin 2006 janë pushuar nga puna për shkak se kanë bartur kryqe katolike.

Një gjykatë në Britani ka hedhur poshtë pretendimet e tyre për diskriminim fetar, pasi bartja e kryqit nuk është kërkesë e besimit të krishterë, raporton Rel.

Dy të tjerët thonë se kanë humbur punën, për shkak të bindjes së tyre se marrëdhëniet homoseksuale janë në kundërshtim me Ligjin e Zotit, raporton BBC.

Gary McFarlane, shërbyes civil, është pushuar pasi ka refuzuar të zyrtarizojë partneritetin civil në mes të një çifti homoseksual.

Lilian Ladele, terapist në spital, ka refuzuar t’i japë këshilla po ashtu një çifti të gjinisë së njëjtë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit