11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nuk kam gabuar me Sadamin!

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, të hënën hodhi poshtë thirrjet nga Kryepeshkopi Desmond Tutu i Afrikës së Jugut se ai dhe ish-presidenti amerikan, George W. Bush, duhet të shkonin në gjyq për fillimin e luftës në Irak.

Blair lëshoi një reagim të ashpër, duke thënë se argumenti nuk është i ri dhe është provuar i gabuar. “Kam respekt për punën e Gjykatës Ndërkombëtre në Hagë, por kryepeshkopi nuk e ka të qartë veprimtarinë e saj”, tha Blair.

Ish-kryeministri britanik, kritikoi gjithashtu kryepeshkopin Tutu që tha se lufta për të hequr udhëheqësin irakian Sadam Husein nga pushteti ishte e gabuar.

“Sadam Hyseini kishte masakruar mijëra irakianë, dhe mjafton ky argument se ai duhej hequr nga pushteti”, tha Blair, duke thënë se “ka respekt të madh për punën e kryepeshkopit, por jo për komentet e tij lidhur me luftën në Irak”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit