Disa mjeke e preferojne me shume prerjen cezariane, sepse eshte me pak traumatike per te posalindurin. Megjithate, ekzistojne shume arsye per shkak te te cilave i duhet shmangur kesaj menyre te lindjes.
Me kalimin e kohes eshte gjithnje e me i madh numri i femrave te cilat vendosin te mbesin shtatzena edhe ne nje moshe relativisht te vonshme, pas moshes tridhjetevjecare. E ky fakt ne vete bart pasoja, sic jane komplikimet gjate shtatzanise, si dhe problemet e mundshme gjate lindjes. Nganjehere verehet edhe vuatja e foshnjes gjate lindjes (rrahjet e shpeshta te zemres). Lindjet e renda te cilat me pare jane mundesuar me ndihmen e forcepsit (insistimit) ose me ane te manipulimeve fizike, ne kohen tone sot ato zgjidhen me ane te operacionit apo prerjes cezariane.Mjeket vendosin per prerje cezariane madje edhe ne rastet kur ekziston dikush ne familje me nje histori te tille te lindjes.
RREZIQET E MUNDSHME
Rreziqet e prerjes cezariane jane pothuajse te ngjashme me te gjitha rreziqet qe kanosen gjate seciles nderhyrje kirurgjike ne abdomen: demtimi i fshikes urinare dhe zorreve, infeksionet, problemet ne traktin tretes dhe ate te frymemarrjes, fomimi i tromeve te gjakut, pasojat anesteziologjike etj.
Humbja e gjakut gjate prerjes cezariane eshte dyfish me e madhe sesa gjate lindje normale.
Vdekshmeria gjate lindjes me prerje zezariane eshte 1:2.500, ndersa gjate lindjeve me rruge vaginale vdekshmeria eshte shume e vogel, nje ne 10.000 raste.
Pas lindjes foshnja mund te jete me pak aktiv dhe mund te kete probleme me frymemarrje si pasoje e anestezise, Keto rreziqe nuk merren parasysh ne rastet kur prerja cezariane eshte e domosdoshme dhe madje e dobishme per foshnjat te cilat vuajne ne momentin e lindjes dhe te nenat me shendet te rrezikuar.
KUR REALIZOHET PRERJA CEZARIANE
Situatat ne te cilat mjeket vendosin per lindje me prerje cezariane mund t’i ndajme ne tri kategori: shkaqet nga ana e foshnjes, shkaqet nga ana e nenes dhe arsyet kur kjo kërkohet per shkak te nevojave obstetrike.
Shkaqet nga ana e foshnjes jane:
Vuatja e fetusit (furnizimi i dobet i fetusit me oksigjen gjate lindjes, qe përcillet me CTG ose me matjen e vleres se PH te gjakut te fetusit)
Paraqitja me pelvik e foshnjes
Ndonje malformacion i fetusit
Pesha e vogel (nen 2.500 grame)
Shtatzani me me shume foshnja
Shkaqet nga ana e nenes:
Tumor ne kanalin e lindjes
Kondilomat
Herpesi gjenital ose infeksioni me HIV qe gjate lindjes mund ta infeksoj edhe te porsalindurin
Probleme me koagulim te cilat mund te rrezikojne foshnjen
Nderhyrje e mëparshme kirurgjike ne vagjine ose miter qe mund te pengoj lindjen normale (vaginale)
Diabeti i rende, shtypja e larte e gjakut, infeksionet ose sëmundjet e zemres.
Shkaqet obstetrike:
Koka e foshnjes eshte me e madhe sesa kanali i lindjes
Vrima e mitres nuk hapet sa duhet
Mosperparimi i fetusit gjate leshimit neper kanalin e lindjes
Shkeputja e hershme e placentes qe shkakton gjakderdhje te pakontrolluar
Shtatzania me e gjate se 42 jave.
Marrë nga revista iMedica/pertymoter/kohaislame