4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i LDK’së: Me sjelljen ndaj Donikës treguam se po shkojmë drejt vetëshkatërrimit

Më të lexuarat

Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se partia e tij po shkon drejt vetshkatërrimit dhe rrugës së autokracisë klanore.
Këto parashikime për LDK’në Bulliqi i ka dhënë duke komentuar veprimet e zyrtarëve të LDK’së, të cilët e përjashtuan dhe e larguan zvarrë Donika Gërvallën nga mbledhja e fundit e Këshillit të Përgjithshëm,

“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot më Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë”, ka shkruar Bulliqi, në reagim,

“Një lidership i tillë mosduruesë dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vete është i prire drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit