0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministri anglez: Ballkanasit do të vërshojnë Anglinë nëse nuk dalim nga BE

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë, Michael Gove, një nga figurat më të zëshme kundër qëndrimit të Anglisë në bllokun europian, e përmend sërish vendin tonë në argumentet e tij, duke iu referuar këtë radhë si aspirant për anëtarësim.

“Miliona vetë mund të vërshojnë në Britani përgjatë 15 viteve të ardhshme nëse nuk dalim tani nga BE-ja”.

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia po kërkojnë që të gjitha të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, kujtoi Gove, e nëse kjo ndodh, vijoi ai, “88 milionë personave shtesë do t’iu jepet e drejta të jetojnë e punojnë në Britani”.

Trysnia mbi popullatën dhe shërbimet publike të vendit ka për të qenë gjigande, shtoi ai. Nëse votohet per qëndrim, nuk do të thotë se gjërat do të mbeten kështu siç janë tani, përkundrazi, njofton TCH.

“Një votë e tillë do të thotë më shumë Europë, më shumë pushtet në duart e Brukselit, më shumë emigracion dhe më shumë para të taksapaguesve britanikë që financojnë ekspansionin e Europës”, vazhdoi ministri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit