I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka shfaqur drojën se mund të jetë “gati e pamundur” të arrihet zgjidhje diplomatike për konfliktin.
Duke folur për BBC-në, Brahimi tha se joefikasiteti ka “peshë të tmerrshme”, pasi “sirianët vazhdojnë të vdesin”, transmetojnë mediat.
Diplomati algjerian është emëruar në këtë post, pasi paraardhësi i tij, Kofi Annan, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ndryshimet ndërmjet fuqive të mëdha të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë penguar marrëveshjen për përgjigje të unifikuar ndaj krizës.
Aktivistët thonë se mbi 20,000 persona, përfshirë civilë, rebelë të armatosur dhe pjesëtarë të forcave qeveritare të sigurisë, kanë humbur jetën në trazira.
Kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad ka nisur në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka shfaqur drojën se mund të jetë “gati e pamundur” të arrihet zgjidhje diplomatike për konfliktin.
Duke folur për BBC-në, Brahimi tha se joefikasiteti ka “peshë të tmerrshme”, pasi “sirianët vazhdojnë të vdesin”, transmetojnë mediat.
Diplomati algjerian është emëruar në këtë post, pasi paraardhësi i tij, Kofi Annan, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ndryshimet ndërmjet fuqive të mëdha të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë penguar marrëveshjen për përgjigje të unifikuar ndaj krizës.
Aktivistët thonë se mbi 20,000 persona, përfshirë civilë, kryengritës të armatosur dhe pjesëtarë të forcave qeveritare të sigurisë, kanë humbur jetën në trazira.
Kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad ka nisur në mars të vitit të kaluar. /Tg/kohaislame