3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Veseli: Kosova i ka mjekët e mirë, por sistemin shëndetësor të dështuar

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë.

Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjë lloj kompensimi financiar.

Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, për të shtuar se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar”.

“Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”, theksoi kryetari Veseli.

Më tutje kryetari Veseli theksoi se ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë, pasi që duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, ato detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit