Twitter është duke bërë një ndryshim të madh në mënyrën se si ajo numëron karakteret në cicërimat që bëhen brenda rrjetit social, duke i dhënë përdoruesve më shumë liri për të postuar mesazhe më të gjata.
Rrjeti social së shpejti do të ndalojë së numëruari linkat dhe fotot, si pjesë e limit të saj prej 140-karaktereve për mesazhe, tuhhet sipas një personi të njohur me këtë çështje.
Ndryshimi mund të ndodhë në dy javët e ardhshme, ka thënë personi që preferoi të mbetet anonim për shkak se vendimi nuk është ende publik.