0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mijëra vetë protestuan në Kabul

Më të lexuarat

Mijëra njerëz nga minoriteti shiit hazara kanë marshuar sot në kryeqyetin afgan për të protestuar rreth një projekti të madh, në vlerë prej miliona dollarësh, njofton REL.

Shumë nga shitoret në Kabul u mbyllën dhe pati shtim të pranisë policore në kryeqytet, në rast se protesta eskalonte në dhunë.

Policia bllokoi qasjen në rrugët kryesore në qendër të Kabulit, për t’i parandaluar protestuesit që t’i afrohen pallatit presidencial.

Liderët hazara po kërkojnë që një linjë e planifikuar e transmisionit prej 500-kilovoltësh, që e lidh Turkmenistanin me Kabulin, të kalojë përmes provincës së Bamyianit, e cila ka një popullatë të madhe të minoritetit hazara.

Linja fillimisht ishte caktuar që të kalonte përmes Bamyanit, por qeveria kishte vendosur ta ndërronte rrugën dhe ta kalonte projektin përgjatë veriut të Kabulit, duke thënë se një rrugë më e shkurtër do të kursente miliona dollarë.

Linja, që ka për qëllim të ofrojë furnizim të sigurt me energji elekrtike për 10 provinca, është pjesë e një projekti të gjerë që përfshin Turkmenistanin, Uzbekistanin, si dhe Tajxhikistanin me Afganistanin dhe Pakistanin.

Vlerësohet së në Afganistan jetojnë rreth 2.8 milionë hazara dhe i takojnë grupit të tretë më të madh etnik në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit